Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Neni 58 i Ligjit Nr.05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e shtuar si dhe nenin 74 i Udhëzimit Administrative nr.03/2015, përcakton përkufizime dhe rregullat për regjimin e agjencisë se udhëtimit, citojmë;
“1. Në kuptim të nenit 58, të Ligjit:
1.1.Agjencia e Udhëtimit nënkupton „çdo person të tatueshëm i cili në emër të tij apo si agjent, ndërmjetëson, siguron informacion apo merr përsipër t’I mundësojë/sigurojë udhëtarit (klientit) të udhëtojë i vetëm apo në grup, përfshirë fjetjen, struktura akomoduese, transportin, udhëtime të organizuara dhe shërbime të tjera turistike, të cilat kryhen nga persona të tatueshëm të tretë.
1.3.Agjentët e udhëtimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit duhet të zbatojnë këtë regjim për veprimet që agjencia kryen në emrin e saj për klientin, për realizimin e të cilave përdor furnizimet e mallrave dhe të shërbimeve të ofruara nga persona të tjerë të tatueshëm. Këto veprime konsiderohen si një shërbim i vetëm i furnizuar nga agjencia e udhëtimit për klientin e saj.
2.1.Veprimet që agjencia e udhëtimit kryen në emrin e saj, në përfitim të klientit për të cilat përdor furnizime të mallrave dhe të shërbimeve të furnizuara nga persona të tjerë të tatueshëm, në kuptim të nenit 58,paragrafit 5 të Ligjit, konsiderohen si furnizim i një shërbimi të vetëm tërësor.
2.2.Vetëm veprimet e kryera nga agjencitë e udhëtimit apo organizatorët turistik që veprojnë në emër të tyre, pra sillen si ndërmjetës “të fshehur”, mund të aplikojnë këtë regjim.
2.3.Në rastin kur agjencitë e udhëtimit veprojnë në emër dhe për llogari të një klienti apo të një furnizuesi shërbimesh, pra sillen si ndërmjetës transparent, furnizimet e tyre do të tatohen sipas rregullave të regjimit normal të TVSH-së.
3.4. Nëse veprimet, sipas nën paragrafit 3.3,të këtij neni, janë kryer brenda dhe jashtë Kosovës, marzhi zbatohet vetëm për shërbimin e agjencisë së udhëtimit të kryer brenda vendit. Pjesa e shërbimit të agjencisë së udhëtimit, që u përket veprimeve jashtë Kosovës, sipas nenit 34 të Ligjit është shërbim ndërmjetësimi i trajtuar si eksport me të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme.
4.1.Në kuptim të nenit 58, paragrafit 5, nën paragrafit 5.3 të Ligjit, shuma e tatueshme e furnizimit të shërbimit të vetëm të agjencisë së udhëtimit është marzhi i agjencisë së udhëtimit ku përfshihet edhe TVSH që lidhet me këtë marzhe.
5.Rregullat e faturimit
5.1.Vlera e TVSH-së së llogaritur sipas këtij regjimi nuk shënohet dhe nuk identifikohet veçmas në faturën që agjencia e udhëtimit lëshon për klientin.
5.2.Në rast të zbatimit të regjimit të veçantë siç përcaktohet në nenin 45 dhe 46 të Ligjit, agjencia e udhëtimit, në faturë duhet të shkruajë detyrimisht “TVSH- ja është zbatuar mbi marzhin, regjimi I agjencive të udhëtimit”. Në rast se ky shënim mungon në faturë, fatura konsiderohet e parregullt dhe aplikohen sanksione sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.
5.3.Agjencia e udhëtimit nuk ka të drejtë të zbresë TVSH-në e faturuar nga persona të tretë të tatueshëm, për mallrat dhe shërbimet të cilat përdoren në përfitim të drejtpërdrejt të klientit, pra konsumohen direkt nga klienti gjatë udhëtimit dhe janë pjesë e shërbimit të vetëm të agjencisë së udhëtimit. Këto fatura regjistrohen në regjistrin e posaçëm për qëllime të llogaritjes së marzhit dhe deklarohen në librin e blerjes siç përcaktohet në këtë udhëzim.
5.4.Agjencia e udhëtimit ka të drejtë të zbresë TVSH-në për shpenzimet e përgjithshme administrative të agjencisë së udhëtimit, furnizime këto që nuk përdoren dhe nuk bëjnë pjesë në furnizimin e shërbimit të vetëm të agjencisë së udhëtimit.”
Rregulla praktike – Supozojmë se agjencia shet një paketë me shërbime për kryerjen e një udhëtimi turistik i cili kryhet pjesërisht brenda territorit të Kosovës dhe pjesërisht jashtë territorit të Kosovës. Për këtë qëllim agjencia do të blejë nga persona të tretë furnizime me TVSH apo pa TVSH. Agjencia është e detyruar që të shesë dhe të faturojë shërbimet e udhëtimit të përfshira në paketën e udhëtimit si një shërbim i vetëm (pavarësisht nëse furnizimet e blera nga të tretë janë me apo pa TVSH). Në faturën e lëshuar nga agjencia nuk llogaritet TVSH, por agjencia pasi përcakton marzhin e llogarit TVSH-në në regjistrat përkatës, siç prashikohet në paragrafin 5 të këtij neni të udhëzimit, e deklaron atë në librin e shitjes dhe deklaratën e TVSH-së në rubrikën përkatëse me emërtimin “Shitje në regjimin e marzhit të agjencive të udhëtimit”. Faturat e blerjes të cilat janë pjesë e llogaritjes së marzhit deklarohen në librin e blerjes nga agjencia e udhëtimit, në kolonën “Blerje pa TVSH”.
Bazuar në dispozitat e lartë cituara, kur kemi te bëjmë me transportin ndërkombëtar, bileta për klientin, konsiderohet si një shërbim i vetëm i furnizuar nga agjencia e udhëtimit për klientin, të kryer nga agjencitë e udhëtimit që vepron në emër të tyre, pra sillet si ndërmjetës “i fshehur”, mund të aplikojë këtë regjim. Fatura për klientin sipas nenit 45 apo 46 te ligjit lëshohet pa TVSH, por në faturë duhet të ceket baza ligjore “TVSH- ja është zbatuar mbi marzhin, regjimi i agjencive të udhëtimit” për t’u konsideruar si faturë e rregullt. TVSH zbatohet në mazhin e fitimit, shuma e tatueshme e furnizimit të shërbimit të vetëm të agjencisë së udhëtimit është marzhi i agjencisë së udhëtimit ku përfshihet edhe TVSH që lidhet me këtë marzhë.
Sa i përket blerjeve me TVSH nga agjencia e udhëtimit për transportin e tillë, do të ketë të drejtën e TVSH-së së zbritshme vetëm për shpenzimet e përgjithshme administrative të agjencisë së udhëtimit, furnizime këto që nuk përdoren dhe nuk bëjnë pjesë në furnizimin e shërbimit të vetëm të agjencisë së udhëtimit.
Me respekt,
ATK26355/2021
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
ATK26356/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Sipas nenit 31, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar tatimi i mbajtur në burim për pagat, citojmë:
“1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist, për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar:
1.1. punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;
1.2. punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore;
1.3. pensionet e paguara nga apo për interes të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi kontributet pensionale, i nënshtrohen mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve, të tilla në shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;
1.4. secili punëdhënës që kërkohet të mbajë në burim sipas këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogari të caktuar nga ATK, në një bankë, apo institucion financiar, të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (tash e tutje BQK) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri.”
Bazuar në dispozitat e lartë cituara, pavarësisht asaj që keni biznes individual në rast që keni regjistruar sh.p.k, dhe vendosni të jeni në liste të pagave dhe nëse nuk keni punëdhënës tjetër
ju do të konsideroheni si i punësuar primar te shpk-ja, atëherë mbajtja e tatimit në burim bëhet me shkalle tatimore.
Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.
Me respekt,
ATK26357/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim;
Ne rast te lëshimit te kuponit fiskal me gabime/ lëshimin e kuponit fiskal gabim, tatimpaguesit është i obliguar që të bëjë korrigjimet e nevojshme dhe te njëjtën kohe ta njoftoj ATK-ne – Zyrën përkatëse Rajonale.
Mbajtja e evidencave duhet te bëhet komfor nenit 13 të Ligjit 03/L-222 për ATK-në dhe Procedurat ndërsa kërkesat ligjore për dorëzim të deklaratave janë të rregulluara me nenin 17 të ligjit 03/L-222 për ATK-në dhe Procedurat.
Për më shumë informata, ju lutem drejtohuni ne zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te tatimpaguesve ne Rajonin te cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26358/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim;
Bazuar në nenin 13 të Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 22 të Udhëzimit Administrativ nr. 15/2010, çdo transaksion mbi 500 (pesëqind) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, kërkohet të bëhet përmes xhirollogarisë bankare, citojmë;
‘Çdo transaksion mbi pesëqind (500) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, pas 1 janarit te vitit 2009 kërkohet të bëhet përmes llogarisë bankare”
Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, çdo person i cili kryen furnizim me mallra, apo shërbime në vlerë më të larta se 500 (pesëqind) euro, është i obliguar që pagesat e tilla ti bëjnë përmes transaksionit bankar, në të kundërtën, personi i cili nuk kryen këto pagesa përmes transaksionit bankar do të ndëshkohet sipas nenit 53 të këtij Ligjit që lidhet me mos- krijimin dhe mos- mbajtjen e librave për çdo transaksion.
Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.
Me respekt,
ATK26359/2021