Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Bazuar në Nenin 10 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 8 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, një vendim shpjegues individual nuk do të lëshohet në rrethana kur një çështje është nën kontroll, nën ankesa, citojmë;
“4. Një vendim shpjegues individual përgjithësisht nuk do të lëshohet në rrethanat vijuese:
4.1. Kërkesa përfshinë një çështje nën kontroll, nën ankesë, apo në çështje gjyqësore;”
Pra, bazuar në ligjin e lartëcekur, derisa kërkesa e juaj përfshinë një çështje nën kontrolle, atëherë zyra e Shërbimit dhe Edukimit nuk mund të lëshoj një vendim shpjegues individual për Ju.
Me respekt,
ATK26360/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:
Bazuar ne nën-paragrafin 1.3. të paragrafit 1 të nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, furnizimet vendore si në këto raste janë të liruara prej TVSH-së, citojmë:
“3. Lirime të veçanta:
“3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për Ministritë, autoritetet locale dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nga qeveritë, agjencitë qeveritare, organizatat qeveritare dhe joqeveritare në mbështetje të programeve dhe projekteve humanitare dhe të rindërmit, përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;”
Sipas dispozitave si me lart, lirim prej TVSH-së bëhet vetëm nëse OJQ-ja është implementues i ndonjë projekti që financohet me mjetë të donacioneve. Në rast se OJQ-ja në fjalë është e angazhuar si nënkontraktore, faturimi që ju i bëni duhet të jetë me TVSH sikurse për çdo person tjetër.
Lirimi për nën kontraktorët bëhet vetëm te projektet që financohen nga USAID.
Me respekt,
ATK26362/2021
Please fill in an answer
Please fill in an answer
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Nëse data e fundit për deklarim dhe pagesë e përcaktuar me Ligj, është ditë e shtunë, e diel apo ditë feste zyrtare në Kosovë, atëherë dita e fundit për deklarim do të jetë dita e parë e punës pas pushimit apo festës. Pra, derisa data 20 korrik 2021 është e festë zyrtare, atëherë data 21 korrik 2021 konsiderohet afat i deklarimit dhe pagesës.
Me respekt,
ATK26365/2021