Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
Në nën-paragrafin 1.10, të paragrafi 1, nenit 30 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë përcaktuar lirime prej TVSH-së në importe për mallrat të cilat janë siguruar falas, citojmë:
“1.10. mallrat e siguruara falas nga organet shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike me destinim për shpërndarje falas për personat në nevojë për ndihmë, ose mallrat e dërguara falas dhe pa ndonjë destinim komercial për qëllim të shfrytëzimit ekskluzivisht për t’i plotësuar nevojat e tyre të punës ose për zhvillimin e detyrave të tyre. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produkte të duhanit, kafe dhe qaj dhe automjete me përjashtim të automjeteve për shpëtim. Këto lirime duhet të zbatohen vetëm për organizatat që mbajnë shënimet e duhura dhe i mundësojnë organeve kompetente që t’i mbikëqyrin veprimet e tyre dhe të cilat, kur është e nevojshme ofrojnë siguri për pagesat e TVSH-së;”
Duke marrë për bazë dispozitat si me lartë këto mallra me rastin e zhdoganimit në pikën doganore, nuk duhet të ngarkohen me TVSH sepse janë mallra të destinuara për persona me nevoja të veçanta dhe nuk kanë destinim komercial, pra do të shpërndahen falas për përfituesin. Si të tilla nuk duhet të tatohen me TVSH me rastin e zhdoganimit, si dhe nuk kërkohet ndonjë konfirmim paraprak nga ATK.
Sipas nenit 30 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, janë përcaktuar procedurat për kompensimin tatimor. Respektivisht, paragrafi 1 i të njëjtit nen i jep të drejtën tatimpaguesit për kërkesë të kreditimit tatimor ndaj obligimeve të pashlyera, citojmë:
“ 1. Çdo shumë e tatimit e paguar mbi shumën e detyrimit tatimor, me kërkesën e tatimpaguesit do të kreditohet ndaj detyrimit aktual të tatimpaguesit për çdo detyrim tjetër tatimor dhe kontribute pensionale. ATK-ja do t’i dorëzojë tatimpaguesit njoftim më shkrim aty ku pagesa e tepërt është përdorur për mbulimin e një detyrimit tjetër, duke e informuar tatimpaguesin për shumën e kreditimit të aplikuar, tatimin dhe periudhën tatimore.”
Afati për dorëzimin e kërkesës për kompensim tatimor është përcaktuar me nenin 30, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, citojmë:
“Kërkesa për kreditim ose rimbursimi për një pagesë të tepërt të çfarëdo lloji të tatimit mund të dorëzohet brenda gjashtë (6) vitesh nga data kur është paguar tatimi. Procedura për aplikim të rimbursimit të tatimit do të rregullohet me akt nënligjor.”
Mirëpo, bazuar ne paragrafi 2 të Nenin 38 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, përcaktohet mënyra e ushtrimit të drejtës për te zbritur TVSh e zbritshëm, citojmë:
“Nëse personi i tatueshëm nuk e zbret TVSH-në e tij të zbritshme në këtë periudhe tatimore, ai mund të zbres këtë shume te TVSH-së së zbritshme në çdo kohë pas kësaj periudhe tatimore, mirëpo, jo më vone se në periudhën e fundit tatimore te vitit kalendarike që vijon pas vitit në të cilin ai e ka pasur te drejtën qe te zbres TVSH-në e zbritshme”
Pra, nëse personi i tatueshëm nuk e zbret TVSh-në e tij të zbritshëm në periudhën kur ju është ngarkuar, ai këtë TVSH-ë mund te zbresë në çdo kohë, por jo me vonë se në periudhën e fundit të vitit vijues, pra nëse posedoni faturat e vitit 2016 me TVSH keni të drejtën në TVSH të zbritshëm deri në periudhën 12/2017, në të kundërt do të konsiderohen si blerje pa TVSH dhe kjo TVSH do te jete kosto për tatime direkte.
Nga data 11 shkurt 2019, Agjencia për Regjistrim të Bizneseve ka filluar me sistemin e ri të regjistrimit dhe pajisjes me Numër Unik Identifikues (NUI) të të gjitha shoqërive tregtare.
Derisa OJQ-të nuk konsiderohen si shoqëri tregtare, si të tilla nuk kërkohet që të pajisen me Numër Unik Identifikues, por identifikimi i tyre vazhdon të bëhet përmes Numrit Fiskal dhe Numrit të Regjistrimit të OJQ-së.
Sipas nën-paragrafit 5.2, paragrafit 5, nenit 36 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë bërë kufizime për njohjen e TVSH-së së zbritshme për veturat luksoze, të cilat shfrytëzohen edhe për nevoja private dhe biznesore, citojmë:
5.2. vlera totale e blerjes dhe shpenzimet rrjedhëse lidhur me veturat e shfrytëzuara edhe për qëllime personale, njëkohësisht për qëllime biznesi. Në këto raste e drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme lejohet deri në pesëdhjetë përqind (50%).
Te rastet kur dokumentohet se vetura është shfrytëzuar 100% për qëllime biznesore, atëherë ju e keni të drejtën e njohjes së TVSH-së së plotë. Dokumentimi duhet të bëhet ashtu siç është përcaktuar në nenin 56 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015.
Sa i përket njohjes së shpenzimeve për derivatet për qëllime të tatimit në të ardhura, derisa shpenzimet ndodhin për qëllime biznesore, atëherë do të njihen si shpenzime për qëllime tatimore. Çdo shpenzim i ndodhur duhet të dokumentohet, ashtu siç është përcaktuar në nenin 23 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010.
E ardhur nga interesi në huadhënie konsiderohet çdo e ardhur e përfituar nga dhënia në formën e huas të mjeteve monetare apo mjeteve të ngjashme me to.
Huamarrësi (personi fizik afarist) obligohet të mbaj tatimin në burim në interes dhjetë për qind (10%) në momentin e kthimit të pagesës së huas. Pra, huamarrësi (personi fizik afarist) mban tatimin në burim në interes për personin fizik afarist apo personin juridik.
Nëse nuk plotësohen kushtet e parapara me legjislacionin tatimor, huaja për qëllime tatimore trajtohet e ardhur për pranuesin e saj.