Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
Për qëllime tatimore, sipas nenit 7 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë të përcaktuara të ardhurat e liruara nga tatimit, ku ndër to, sipas nën paragrafit 1.7 të këtij neni, të ardhurat nga grantet, subvencionet dhe donacionet konsiderohen të ardhura të liruara, citojmë:
“ 1.7 të ardhurat e përfituara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit.”
Gjithashtu, sipas nenit 8 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë të përcaktuara shpenzimet e palejueshme, konkretisht, nën paragrafi 1.12, citojmë: “ 1.12 shpenzimet e mbuluara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit.”
Sipas arsyetimit ligjor, barra mbi evidentimin e transaksioneve rreth pranimit dhe shpenzimit të mjeteve përfshirë shpenzimet e zhvlerësimit për pajisjet e blera me mjete nga granti, donacioni apo subvencioni, bie mbi pranuesin e mjeteve financiare.
Nëse mjetet financiare, nuk konsiderohen mjete nga granti, subvencioni apo donacioni, atëherë pranuesi i atyre mjeteve duhet t’i trajtoj si të hyra të tatueshme, komfor legjislacionit tatimor.
Neni 5, të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë përcaktuar të ardhurat e tatueshme, citojmë:
“1. Të ardhurat e tatueshme për një periudhë të tatueshme do të thotë ndryshimi ndërmjet të ardhurave bruto të pranuara ose të krijuara gjatë periudhës tatimore dhe zbritjeve të lejueshme sipas këtij ligji.
2.Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni:
2.1. çdo biznes i licencuar nga BQK-ja për të siguruar apo ri-siguruar jetë, pasuri apo rreziqe tjera do të llogarisë të ardhurat e tatueshme dhe të paguajë tatimin në të ardhura në përputhje me nenin 33 të këtij ligji;
2.2. të ardhurat e tatueshme nga projektet dhe kontratat afatgjate të ndërtimit;
2.3. të ardhurat e tatueshme nga lizingjet operuese dhe lizingjet financiare.
3.Mënyra e raportimit të të ardhurave të tatueshme sipas nënparagrafëve 2.2 dhe 2.3 të këtij neni do të rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.”
Bazuar në nën-paragrafin 1.1 dhe 1.2 të paragrafit 1 të nenit 31 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, mallrat të cilat eksportohen nuk duhet të ngarkohen me TVSH, citojmë:
“1.1. furnizimi i mallrave të dërguara apo të transportuara për destinim jashtë Kosovës nga ose në interes të shitësit;
1.2. furnizimi i mallrave të dërguara ose transportuara për destinim jashtë Kosovës nga/ose në interes të konsumatorit që nuk është i vendosur brenda territorit të Kosovës, me përjashtim të mallrave të transportuara nga vetë konsumatori për pajisje, mbushje me derivate dhe sigurimi i barkave private dhe aeroplanëve privat ose çdo mjet tjetër të transportit për shfrytëzim privat; “
Bazuar në dispozitat e lartë cituara, përjashtime nga lirimi prej TVSH-së, janë përcaktuar si te rasti i derivateve që bëhet furnizimi brenda vendit ndërsa shpenzimi i derivatit ndodh jashtë vendit (ku në këto raste edhe nuk mund të ketë dokument doganor), pra në këto raste furnizimi duhet të jetë me TVSH.
Në raste tjera edhe pse furnizimi bëhet për individin, furnizimi duhet të jetë pa TVSH nëse plotësohen kriteret e përcaktuar të dispozitave si më lartë. Pra, shitjet të cilat bëhet për një individ i cili nuk është i vendosur në Kosovë dhe të cilat janë me destinim jashtë Kosovës, faturimi duhet të jetë pa TVSH edhe pse janë shitje për individin kur dëshmohet se malli është eksportuar jashtë vendit. Shitja duhet të dëshmohet me Dokumentin Doganor duke përshkruar saktë përshkrimin e mallit, sasinë blerëse dhe të dhëna tjera.
Sipas nenit 29 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, lidhur me momentin e lindjes së detyrimit dhe ngarkimit me TVSH për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, citojmë:
“1. Sipas nenit 22 paragrafi 1 i Ligjit, moment i lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH-në është momenti kur ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit. TVSH bëhet e ngarkueshme varësisht se cili nga tre momentet ndodh e para:
1.1.furnizimi i mallit apo shërbimit,
1.2. lëshimi i faturës në lidhje me furnizimin e mallit apo shërbimit, ose
1.3. pranimi i pagesës në avanc/paradhënje, para se të ketë ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit”.
Neni 41, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, i përcakton rregullimet e zbritjeve, citojmë:
“1. Zbritja fillestare duhet të rregullohet si në vijim:
1.1. në qoftë se përcaktohet më vonë se zbritja e TVSH-së së zbritshme është llogaritur më lartë ose më ulët sesa shuma për të cilën personi i tatueshëm ka pasur të drejtë.
1.2. pasi që të dorëzohet deklarata e TVSH-së, ndodhin ndryshime në faktorët që shfrytëzohen për zbritje të TVSH-së së zbritshme, ku për shembull blerjet anulohen ose çmimet janë ulur pasi që ka ndodhë furnizimi….”
Neni 5, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 05/L- 029 për TAK, përcakton të ardhurat e tatueshme, citojmë:
“1. Të ardhurat e tatueshme për një periudhë të tatueshme do të thotë ndryshimi ndërmjet të ardhurave bruto të pranuara ose të krijuara gjatë periudhës tatimore dhe zbritjeve të lejueshme sipas këtij ligji…”
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, derisa pranoni pagesë në avanc për shitjen e Gift Card, për qëllime të TVSH-së, avanci deklarohet në periudhën tatimore në të cilën është pranuar, me normën përkatëse të TVSH-së, kurse për qëllime të tatimeve direkte dhe evidentimit të stokut, të ardhurat nga shitja njihen në periudhën tatimore në të cilën ndodh shfrytëzimi i Gift Card.
Biznesi që paguan në emër të së drejtës pronësore për persona rezidentë dhe jo rezidentë, obligohet të mbajë në burim tatimin në shkallën dhjetë përqind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në burim në një llogari të përcaktuar nga ATK-ja në një bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.
Për të bërë ndryshimin e pronësisë së biznesit, paraprakisht duhet të interesoheni dhe të rregulloni gjendjen tuaj në ATK. Pastaj duhet të aplikoni në ARBK (Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë), të pajiseni me një konfirmim se mund të bëni ndryshimin e pronësisë së biznesit tuaj. Me dokumentin “Konfirmim nga ARBK” duhet të drejtoheni në ATK, gjegjësisht në Zyrën përkatëse Rajonale të Shërbimit të Tatimpaguesve, ku do të dorëzoni kërkesën për pajisje me Vërtetim tatimor me arsyen “Ndryshim i pronësisë së biznesit”.
ATK, brenda 15 ditëve do të shqyrtoj kërkesën tuaj dhe vetëm atëherë kur të konstatohet se keni përmbushur të gjitha detyrimet tatimore, ju do të keni mundësinë e pajisjes me Vërtetimin Tatimor të lëshuar nga ATK me arsyen “Ndryshimi i pronësisë së biznesit”. Pasi të pajiseni me një vërtetim të tillë, ju brenda 7 ditëve duhet që të prezantoni atë vërtetim në ARBK dhe aty do të bëni ndryshimin e pronësisë për biznesin tuaj.
Për më shumë informata, ju lutem referojuni Vendimit Shpjegues Publik Nr. 02/2016, i cili gjendet në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegime Publike.