Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 41 - 45 of 11944567891011121314

Personi fizik i cili i ka shitur aksionet, a obligohet të deklaroj dhe të paguaj për fitimin kapital?

Të ardhurat bruto nga fitimet në kapital nënkuptojnë fitimin që tatimpaguesi realizon nëpërmjet shitjes apo formave të tjera të tjetërsimit të pasurisë kapitale, duke përfshirë pasurinë e tundshme dhe të patundshme si dhe letrat me vlerë. Nëse shitja e aksioneve rezulton me fitim për mbajtësin e aksioneve, atëherë për qëllime tatimore konsiderohet fitim kapital dhe si i tillë i nënshtrohet tatimit në të ardhura personale. Deklarimi dhe pagesa e fitimit kapital bëhet me Deklaratën Vjetore-PD nga 1 janar deri me 31 mars të vitit vijues të periudhës tatimore në të cilën është gjeneruar fitimi kapital.

Ju lutem më tregoni se me çfarë qarkullimi mund të regjistrohem për TVSH?

Në paragrafin 1 të nenit 6 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar tejkalimi i pragut prej 30.000€ brenda vitit si obligim për t’u regjistruar në TVSH, citojmë:

“1. Çdo person që i përmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e tatueshëm të referuar në nenin 4 të këtij ligji, kërkohet që të regjistrohet për TVSH, nëse brenda vitit kalendarik tejkalon qarkullimin prej tridhjetëmijë euro (30.000€). Vetëm pjesa e furnizimit e cila rezulton në tejkalimin e qarkullimit, do të merret parasysh për qëllime të TVSH-së.”

Regjistrimin për TVSH duhet ta bëni brenda 15 ditëve prej kalimit të pragut, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 7 të këtij Ligji.

Në rast se qarkullimi i juaj brenda viti fiskal, nuk tejkalon pragun e përcaktuar si më lartë, nuk jeni të obliguar për t’u regjistruar në TVSH. Me nenin 8 të këtij Ligji, keni mundësi për t’u regjistruar në TVSH si vullnetar edhe pse qarkullimi i juaj mund të jetë zero apo më pak se 30,000€.

Një pasuri të cilën e ka blerë SHPK-ja para 3 viteve, por nuk e ka vënë në funksion deri në vitin aktual, cila është shuma fillestare për qëllime të zhvlerësimit të pasurisë?

Sipas nenit 15, paragrafit 6 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar shuma fillestare e pasurisë e cila do të zhvlerësohet, citojmë:

6. Shuma fillestare që do të zhvlerësohet do të jetë çmimi i blerjes apo, në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos. Shuma fillestare do të përfshijë:

6.1. Detyrimet tatimore, ngarkesat, taksat dhe kamatat që i ngarkohen kësaj pasurie para se të vihet në shërbim pasuria;

6.2. Shpenzimet e rastit sikurse janë provizioni, paketimi, transporti dhe shpenzimet e sigurimit të ngarkuara nga furnizuesi.”

Te biznesi SHA, varësisht nga transakionet dhe aktivitetet e biznesit dhe kontratat me klientë të ndryshëm për ofrimin e shërbimeve, ndryshon edhe paraqitja e të ardhurave vjetore. Një pjesë e të ardhurave e cila nuk konsiderohet e realizueshme në periudhën e faturimit, regjistrohet si e hyrë e shtyrë, ndërsa pjesa tjetër, ashtu siç ofrohen shërbimet, konsiderohët si e hyrë e realizuar dhe deklarohet për qëllimë të tatimit në fitim? Pyetja është se a duhet, kompania jonë të deklaroj dhe paguaj tatimin në fitim sipas kontratës me klientët apo sipas ofrimit të shërbimit?

Sipas nenit 35, paragrafi 5 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë përcaktuar kërkesat për libra dhe regjistrime, citojmë:

“5. Librat dhe regjistrimet të kërkuara sipas këtij neni, të mbajtura në përputhje me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, janë me sa vijojnë:

5.1. një libër të shitjes në të cilin të gjitha shitjet dhe kthimet duhet të regjistrohen;

5.2. një libër të blerjes në të cilin të gjitha blerjet dhe kthimet duhet të regjistrohen;

5.3. një ditar arke që regjistron të gjitha hyrjet dhe daljet në para të gatshme;

5.4. një llogari kapitale, nëse është e aplikueshme, që përmban bilancin e hapjes, shtimet në kapital, shpenzimet që do të kapitalizohen, shkalla e zhvlerësimit, shuma e zhvlerësimit, të gatshmet dhe bilanci mbyllës; dhe

5.5. pasqyrat financiare dhe bilancet e gjendjeve siç kërkohen për vendosjen e pikës filluese për llogaritjen e deklarimit vjetor të tatimit në të ardhurat e korporatave.”

Për bizneset që i nënshtrohen tatuarjes në të ardhurat reale, metodë e kontabilitetit është metoda akruale, të ardhurat raportohen në periudhën tatimore kur janë furnizuar mallrat apo kur janë ofruar shërbimet.

Kompania, ka pranuar një faturë hyrëse me konsignacion (faturë me TVSH), në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, përkatësisht nenit 18, pika 5.2 e cila sqaron këtë transaksion, mirëpo, kemi paqartësi: • Në momentin e shitjes së mallit nga pranuesi i mallit (të një pjese të mallit), fatura e shitjes për mallin në konsignacion për blerësin, a duhet të lëshohet nga pranuesi i mallit në konsignacion apo nga dorëzuesi i mallit (pronari); • Për faturën e blerjes, a lejohet TVSH-ja e zdritshme, si dhe • Me rastin e marrjes së provizionit nga dorëzuesi i mallit për këtë shumë, a duhet të paguhet TVSH.

Dhënia e mallit në konsignacion bëhet në bazë të një kontrate në të cilën duhet të specifikohen të gjitha kushtet e marrëveshjes së konsignacionit, si dhe dokumentacionin përcjellës për lëvizjen  e mallrave, që përfshinë përshkrimin dhe sasinë e mallit që ka lëvizur sipas paragrafit 5.2 të nenit 18 të Udhëzimit Administrativ Nr.15/2010. Në të njëjtën kohë, pranuesi duhet që të regjistrojë mallrat që janë pranuar për shitje në konsignacion, të mbahen në stoqe vetëm për barazim të stoqeve fizike e jo në stoqe të biznesit si mall për shitje, duke shënuar se ato janë mallra në konsignacion duke përmbajtur emrin, adresën dhe informatat identifikuese të pranuesit.

Në momentin që malli shitet duhet të njoftohet pronari i mallrave dhe të dërgoj kundërvlerën e atyre mallrave të shituara.

Fatura lëshohet në emër të dërguesit të mallrave, pra pronarit të mallrave (shitjet në emër dhe llogari të tjetrit). TVSH-ja  e zbritshme nga pranuesi i mallrave në konsignacion duhet të merret vetëm për pjesën e cila korrespondon me vlerën e provizionit, e jo në totalin e faturës. Fatura e provizionit duhet të jetë me TVSH.

Displaying 41 - 45 of 11944567891011121314