Sot në Administratën Tatimore të Kosovës, u mbajt takimi i radhës në mes përfaqësuesve të ATK-së, Doganës së Kosovës, EU-CTA, Eulex dhe Komisionit Evropian.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte: Draft raporti i katërt ( 4 ) Tremujor i EU-CTA – ndërsa pikat kryesore që u shqyrtuan janë: Vendosja e ekspertëve aktual dhe të planifikuar, komentet dhe diskutimi i çështjeve të ngritura në lidhje me raportin, rezultati i vizitës studiuese të zyrtarëve të Doganës në Kroaci, nevoja për shtimin e ditëve të ekspertëve afatshkurtër, zëvendësimi i ekspertëve afatshkurtër të ulët në ekspert afatshkurtër të lartë si dhe rekomandimet e pjesëmarrësve.Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z.Behxhet Haliti, përshëndeti pjesëmarrësit e këtij takimi të katërt ( 4 ) në një vjetorin e këtij projekti, si dhe i falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë. Z. Haliti, “konstatoi se projekti ka rrjedhën e vet të dëshirueshme dhe ne si përfitues, krahas vështirësive për akomodimin, organizmin, kemi arritur të shijojmë efektet e projektit të përfituar, ai shtoi se ATK-ja, është duke realizuar trajnimin për Njësinë hetimore dhe se po përcillen praktikat më të mira nga ekspertët, realizimin e kurseve për TVSH, si dhe përgatitja e manualit për procedurat e ankesave”.
Z. Haliti, falënderoi Komisionin drejtues të EU-CTA-së, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve, të cilat projekte i përfituan ATK-ja, dhe Dogana e Kosovës.