Administrata Tatimore e Kosovës, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2012 për deklarimin dhe pagesën e tatimit nga tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore deri në 50.000 euro në lëmin e shërbimeve.
Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues është rregullimi i çështjeve tatimore për tatimpaguesit që kërkohet të deklarojnë dhe paguajnë detyrimin tatimor, sipas :
a) Ligjit Nr. 04/L-104 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-161 për Tatimin në të Ardhurat Personale, gjegjësisht nenit 43.
b) Ligjit Nr. 04/L-103 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-162 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, gjegjësisht nenit 35.
Ky vendim fillon së aplikuari me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 04/L-104 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-161 për Tatimin në të Ardhurat Personale, si dhe Ligjit 04/L-103 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-162 Për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Vendimin Shpjegues Publik, mund ta gjeni në linkun Publikime.