Honoured, In this web page you can submit only professional questions/requests, whereas for more technical question/requests, such as: declaration, payment, status adjustments, e-mail address, password, etc., please write to the following e-mail address: edi@atk-ks.org Thank you for your understanding!
Use the form below to ask a question
Sipas nën-paragrafit 5.2 paragrafit 5 të nenit 15 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, furnizimet e mbushjeve elektronike duhet të jenë pa TVSH, citojmë:
“5.2.Kartat me parapagim ose mbushja/rimbushja me kohë bisede/abonime televizive
Operatorët kryesorë të telekomunikacionit dhe operatorët kryesorë të transmetimeve televizive tokësore dhe satelitorë, llogarisin dhe paguajnë TVSH për vlerën e plotë të kartave të parapaguara, ose të kodeve tarifore/paketave tarifore të telekomunikacionit/abonime transmetimi televizive me parapagesë, që ata u furnizojnë distributorëve të tyre.
Furnizimi i këtyre kartave, ose kohës bisedore nëpërmjet kodeve tarifore ose paketave, ose abonimeve të transmetimit televiziv, nga distributorët nuk është objekt i aplikimit të TVSH-së, pasi TVSH është aplikuar për çmimin përfundimtar nga operatori kryesor që furnizon shërbimin e telekomunikacionit ose shërbimin e transmetimit televiziv.
Distributorët nuk kanë të drejtë të zbresin vlerën e TVSH-së së faturuar nga operatorët kryesorë për furnizimin e kryer me karta/kode tarifore/paketa tarifore telekomunikacioni /abonime televizive, për sa ata nuk kanë të drejtë të aplikojnë TVSH për furnizimet e mëtejshme të kryera në fazat pasardhëse.
Për qëllime dokumentimi të çdo transaksioni që kryejnë në fazat pasardhëse për shitjen e kartave/kodeve tarifore/paketave tarifore të telekomunikacionit/abonimeve televizive, distributorët duhet të lëshojnë faturë tatimore pa llogaritur TVSH, në të cilën çmimi i këtyre furnizimeve është i barabartë me çmimin përfundimtar (përfshirë TVSH-në) të faturuar prej operatorit kryesor në momentin e furnizimit të këtyre produkteve. Ndërkohë, distributorët e këtyre produkteve të parapaguara i faturojnë operatorit kryesor vlerën e komisionit që ata përfitojnë për shërbimin e ndërmjetësimit që kryejnë. TVSH e llogaritur në këtë rast, është e zbritshme për operatorin kryesor. Nëse distributori është person jo i tatueshëm sipas Ligjit, ai nuk llogarit TVSH për komisionin. Të gjitha transaksionet e kryera si më sipër regjistrohen nga secila palë në librin e shitjes dhe të blerjes.
Distributori faturën e blerjes e regjistron si blerje me TVSH jo të zbritshme dhe faturën e shitjes e regjistron si shitje pa TVSH. Faturën për komisionin e regjistron si shitje me TVSH. Distributori ka të drejtë të zbresë TVSH-në për furnizimet e marra për qëllime të veprimtarisë së tij të tatueshme si distributor. Qarkullimi i distributorit është qarkullimi i realizuar për të gjitha transaksionet e kryera prej distributorit (shitjet e kartave/paketave ose abonimeve dhe komisioni) dhe llogaritet në bazë të çmimit gjithsej që duhet të paguajë blerësi.”
Ju faturën e blerjes e regjistroni si blerje me TVSH jo të zbritshme, ndërsa faturën e shitjes e regjistroni si shitje pa TVSH, pra çoftë shitjet përmes Arkës Fiskale që bëhen për qytetar apo edhe faturë të rregullt tatimore që mund të lëshohet për biznes.
Varësisht nga marrëveshja që keni ju me kompaninë për shitjen e këtyre mbushjeve , duhet të trajtohet e hyra.
Nëse ju me kontratë (marrëveshje) konsideroheni si agjent i saj dhe shitni në emër të saj dhe për interesin e saj, pastaj si kundër shpërblim keni një provizion në shitjet totale, kjo nënkupton se ju do të tatoheni vetëm në shumën e provizionit.
Në këtë rast ju duhet t’i faturoni, për pjesën e provizionit dhe këtë shumë duhet ta regjistroni në libër të shitjes. Të hyrat nga provizioni janë të hyra të tatueshme dhe cilësohen si të hyra nga shërbimet.
Sipas nenit 43, nën paragrafi 2.1.2 i ligjit 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore nga veprimtaria afariste deri në pesëdhjetë mijë euro (50.000 €), prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk zgjedhin t’i mbajnë librat dhe regjistrimet e listuara në nenin 33, paragrafin 5 të këtij ligji duhet të paguajnë, citojmë:
“ 2.1.2. nëntë për qind (9%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tre (3) mujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë euro (37.5€) për tre (3) mujor;”.
Në të kundërtën nëse ju shitni në emrin dhe interesin tuaj, atëherë ju duhet ti nënshtroheni tatimit sipas rregullave si në vijim:
Nëse biznesi nuk kalon limitin prej 50,000€ qarkullim, Sipas nenit 43, nën paragrafit 2.1.1 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore nga veprimtaria afariste deri në pesëdhjetë mijë euro (50.000 €), prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk zgjedhin t’i mbajnë librat dhe regjistrimet e listuar në nenin 33, paragrafin 5 të këtij ligji duhet të paguajnë, citojmë:
“2.1.1. tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme ekonomike të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) € për tre (3) mujor.”
Nga momenti kur biznesi kalon qarkullimin prej 50,000€ ju do ta njihni të hyrën totale, kurse vlera e blerjes së kartelave do të jetë kosto (shpenzim) për ju dhe në këtë rast do të paguani tatimin në TAP në pjesën e fitimit që është rezultat në mes të çmimit të shitjes dhe kostos. Në këtë rast komplet vlera e kartelave duhet të regjistrohet në libër të blerjes dhe atë të shitjes.
Punëdhënësi për pagesat që i bën për personat fizikë jo afaristë, për kontratë mbi vepër, për shërbime profesionale, teknike, të menaxhimit etj, është i obliguar të mbaj tatimin në burim në paga dhe kontribute pensionale.
Pra, punëdhënësi obligohet të deklarojë dhe paguajë tatimin në paga dhe kontributet pensionale, në momentin e pagesës së pagave, varësisht prej asaj se a është përzgjedhur si punëdhënës primar apo sekondar.
Skema e veçantë në ndërtimtari, aplikohet nëse plotësohen kriteret e përcaktuara me nenin 70 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, si dhe nenin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016.
Sqarime për aplikimin e skemës së veçantë në ndërtimtari janë dhënë edhe më Vendimin Shpjegues Publik Nr. 05/2016, në të cilën janë dhënë sqarime se sa i përket aplikimit të ngarkesës se kundërt në ndërtimtari dhe si orientim për trajtim të drejtë të shërbimeve në lëmin e ndërtimit merret Sektori F për Klasifikimi i Veprimtarive Ekonomike (NACE Rev.2).
Në rastet kur kemi të bëjmë me furnizime të përziera, furnizim malli dhe shërbimi, pavarësisht proporcionit të tyre duhet të faturohen sipas dispozitave të veçanta duke aplikuar ngarkesë të kundërt për TVSH. Pra, në këto raste fatura duhet të jetë pa TVSH me referencën “Ngarkesa e kundërt sipas 1.4.1 neni 52 i Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH.
Pra, pagesa e TVSH bartet te pranuesi i shërbimit. Ngarkesa e kundërt e TVSh për shërbime në lëmine e ndërtimit aplikohet vetëm me kusht që të dy palët në transaksion (furnizuesi dhe pranuesi i Shërbimit ) janë persona të tatueshëm (të regjistruar në TVSH).
Elementet e faturës janë të përcaktuara me nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku sipas kërkesave ligjore, ndër elementet kryesore janë identifikimi i Shitësit të Shërbimit dhe Blerësit (Shfrytëzuesit) të Shërbimit.
Përmbajtja e një fature tatimore nga të gjithë personat e angazhuar në një veprimtari ekonomike, duke pasur parasysh nenin 20 të Udhëzimit Administrativ 15/2010 për zbatimin e ligjit mbi procedurat e ATK, duhet të jetë në përputhje me paragrafin 1,2 dhe 3 të këtij neni. Gjithashtu sipas ligjit të TVSh-së Nr. 05/l-037, çështja e lëshimit të faturës është e rregulluar përmes nenit 44 përkatësisht paragrafi 2, ndërsa përmbajtja e faturave duhet të jetë në përputhje me kërkesat ligjore të nenit 45 të këtij ligji.
Pra, meqenëse ju jeni pajisur me Numrin Unik të Regjistrimit të Biznesit, ju në faturat tuaja duhet të shënoni të dhënat si në Certifikatë. Ndërsa, sa i përket Arkës Fiskale nuk është e domosdoshme që Arkat Fiskale të dërgohen për ndërrim të Numrit Fiskal në NUI tek Operatori Ekonomik ku jeni furnizuar me PEF. Modulet Fiskale mund të ndryshohen si në rastet në vijim: Mbushje e kapacitetit, dëmtim i memories, hyrje e biznesit në TVSH dhe rastet tjera kur lejohet kjo gjë. Po ashtu, moduli fiskal mund të ndërrohet kur T/P shprehë gatishmëri pra në mënyrën vullnetare por jo detyruese për kalimin nga NF në NUI.
Trajtimi tatimor i çështjes varet nga statusi i juaj në kontratën/at ( marrëveshjen ) që keni ju me kompanitë për të cilat ofroni shërbime.
1.Nëse ju me kontratë (marrëveshje) konsideroheni si agjent i ndonjë kompanie që ofron shërbime turistike dhe kompanive që merren me shitjen e biletave, dhe shitni në emër të saj dhe për interesin e saj, dhe si kundër shpërblim keni një provizion në shitjet totale, kjo nënkupton se ju do të tatoheni vetëm në shumën e provizionit.
Në këtë rast ju duhet të deklaroni dhe paguani tatim vetëm në pjesën e provizionit që ju keni, ku këtë shumë edhe duhet ta regjistroni në libër të shitjes.
2.Në të kundërtën nëse ju shitni në emrin tuaj, atëherë ju duhet t’i nënshtroheni tatimit sipas rregullave në vijim:
Nëse biznesi tatohet në bazë të të ardhurave reale, do ta njihni të hyrën totale, kurse vlera e blerjes së shërbimeve nga këto kompani, do të jetë kosto (shpenzim) për ju. Në këtë rast komplet vlera e shërbimeve duhet të regjistrohet në libër të blerje dhe atë të shitjes, apo
Nëse tatoheni në qarkullimin bruto, atëherë njihet e hyra totale dhe pagesa e tatimit bëhet sipas normës tatimore përkatëse.