Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Honoured, In this web page you can submit only professional questions/requests, whereas for more technical question/requests, such as: declaration, payment, status adjustments, e-mail address, password, etc., please write to the following e-mail address: edi@atk-ks.org Thank you for your understanding!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Shkruani nr fiskal/personal


Shkruani regjionin që i takoni!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 26 – 30 of 11941234567891011

Jemi Autoritet Publik dhe kemi pranuar një donacion i cili shumë shpejt do të vij në Doganën e Kosovës. Sa për sqarim, donacioni në fjalë është pajisje për personat me aftësi të kufizuar, dhe si e tillë do të shpërndahet falas pa asnjë kundër shpërblim për ne apo donatorin. A do të konsiderohet i liruar nga TVSH në import dhe a duhet ndjekur ndonjë procedurë apo të kemi ndonjë konfirmim paraprakisht nga ATK?

Në nën-paragrafin 1.10, të paragrafi 1, nenit 30 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë përcaktuar lirime prej TVSH-së në importe për mallrat të cilat janë siguruar falas, citojmë:

“1.10. mallrat e siguruara falas nga organet shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike me destinim për shpërndarje falas për personat në nevojë për ndihmë, ose mallrat e dërguara falas dhe pa ndonjë destinim komercial për qëllim të shfrytëzimit ekskluzivisht për t’i plotësuar nevojat e tyre të punës ose për zhvillimin e detyrave të tyre. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produkte të duhanit, kafe dhe qaj dhe automjete me përjashtim të automjeteve për shpëtim. Këto lirime duhet të zbatohen vetëm për organizatat që mbajnë shënimet e duhura dhe i mundësojnë organeve kompetente që t’i mbikëqyrin veprimet e tyre dhe të cilat, kur është e nevojshme ofrojnë siguri për pagesat e TVSH-së;”

Duke marrë për bazë dispozitat si me lartë këto mallra me rastin e zhdoganimit në pikën doganore, nuk duhet të ngarkohen me TVSH sepse janë mallra të destinuara për persona me nevoja të veçanta dhe nuk kanë destinim komercial, pra do të shpërndahen falas për përfituesin. Si të tilla nuk duhet të tatohen me TVSH me rastin e zhdoganimit, si dhe nuk kërkohet ndonjë konfirmim paraprak nga ATK.

Kemi bërë korrigjimin e blerjeve në deklaratën e TVSH-së për vitin 2016, ku kemi dal në kreditimi / parapagimi. Përmes formës debi-kredi, a mund të kërkoj bartjen e pagesave tepër, në ndonjë obligim tatimor të pashlyer?

Sipas nenit 30 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, janë përcaktuar procedurat për kompensimin tatimor. Respektivisht, paragrafi 1 i të njëjtit nen i jep të drejtën tatimpaguesit për kërkesë të kreditimit tatimor ndaj obligimeve të pashlyera, citojmë:

1. Çdo shumë e tatimit e paguar mbi shumën e detyrimit tatimor, me kërkesën e tatimpaguesit do të kreditohet ndaj detyrimit aktual të tatimpaguesit për çdo detyrim tjetër tatimor dhe kontribute pensionale. ATK-ja do t’i dorëzojë tatimpaguesit njoftim më shkrim aty ku pagesa e tepërt është përdorur për mbulimin e një detyrimit tjetër, duke e informuar tatimpaguesin për shumën e kreditimit të aplikuar, tatimin dhe periudhën tatimore.”

Afati për dorëzimin e kërkesës për kompensim tatimor është përcaktuar me nenin 30, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, citojmë:

Kërkesa për kreditim ose rimbursimi për një pagesë të tepërt të çfarëdo lloji të tatimit mund të dorëzohet brenda gjashtë (6) vitesh nga data kur është paguar tatimi. Procedura për aplikim të rimbursimit të tatimit do të rregullohet me akt nënligjor.”

Mirëpo, bazuar ne paragrafi 2 të Nenin 38 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, përcaktohet mënyra e ushtrimit të drejtës për te zbritur  TVSh e zbritshëm, citojmë:

Nëse personi i tatueshëm nuk e zbret TVSH-në e tij të zbritshme në këtë periudhe tatimore, ai mund të zbres këtë shume te TVSH-së së zbritshme në çdo kohë pas kësaj periudhe tatimore, mirëpo, jo më vone se në periudhën e fundit tatimore te vitit kalendarike që vijon pas vitit në të cilin ai e ka pasur te drejtën qe te zbres TVSH-në e zbritshme”

Pra, nëse personi i tatueshëm nuk e zbret  TVSh-në e  tij të zbritshëm në periudhën kur ju është ngarkuar, ai këtë TVSH-ë mund te zbresë në çdo kohë, por jo me vonë se në periudhën e fundit të vitit vijues, pra nëse posedoni faturat e vitit 2016 me TVSH keni të drejtën në TVSH të zbritshëm deri në periudhën 12/2017, në të kundërt do të konsiderohen si blerje pa TVSH dhe kjo TVSH do te jete kosto për tatime direkte.

Ju lutem na informoni se a kërkohet edhe prej Organizatave joqeveritare të bëhet aplikimi për Numrin Unik Identifikues?

Nga data 11 shkurt 2019, Agjencia për Regjistrim të Bizneseve ka  filluar me sistemin e ri të  regjistrimit dhe pajisjes me Numër Unik Identifikues (NUI) të të gjitha shoqërive tregtare.

Derisa OJQ-të nuk konsiderohen si shoqëri tregtare, si të tilla nuk kërkohet që të pajisen me Numër Unik Identifikues, por identifikimi i tyre vazhdon të bëhet përmes Numrit Fiskal dhe Numrit të Regjistrimit të OJQ-së.

Kompania në muajin Mars të këtij viti (2019) ka bërë blerjen e veturës për të vetmin qëllim, për krijimin e të hyrave në biznes përmes shërbimeve kontraktuale për firmën në Austri (zhvillimi i tregut, lidhja e kontratave, trajnime, etj.), që ofrohen ekskluzivisht në Shqipëri dhe regjion. E njëjta dëshmohet edhe përmes librave të shitjes tash e 5 vite. Ashtu siç kërkohet edhe me ligjet e ATK-së, për këtë veturë mbajmë evidencë të saktë mujore për të gjitha lëvizjet që bëhen me këtë veturë për arsye të gjenerimin të të hyrave në biznes. Si e tillë, dëshirojmë të dimë, a pranohen shpenzimet e karburanteve dhe TVSH-ja e blerjes së makinës në vlerën 100%?

Sipas nën-paragrafit 5.2, paragrafit 5, nenit 36 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë bërë kufizime për njohjen e TVSH-së së zbritshme për veturat luksoze, të cilat shfrytëzohen edhe për nevoja private dhe biznesore, citojmë:

5.2. vlera totale e blerjes dhe shpenzimet rrjedhëse lidhur me veturat e shfrytëzuara edhe për qëllime personale, njëkohësisht për qëllime biznesi. Në këto raste e drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme lejohet deri në pesëdhjetë përqind (50%).

Te rastet kur dokumentohet se vetura është shfrytëzuar 100% për qëllime biznesore, atëherë ju e keni të drejtën e njohjes së TVSH-së së plotë. Dokumentimi duhet të bëhet ashtu siç është përcaktuar në nenin 56 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015.

Sa i përket njohjes së shpenzimeve për derivatet për qëllime të tatimit në të ardhura, derisa shpenzimet ndodhin për qëllime biznesore, atëherë do të njihen si shpenzime për qëllime tatimore. Çdo shpenzim i ndodhur duhet të dokumentohet, ashtu siç është përcaktuar në nenin 23 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010.

Çfarë detyrimi tatimor ka biznesi Individual (person fizik afarist), i cili huazon mjete nga një person fizik afarist apo person juridik sh.p.k?

E ardhur nga interesi në huadhënie konsiderohet çdo e ardhur e përfituar nga dhënia në formën e huas të mjeteve monetare apo mjeteve të ngjashme me to.

Huamarrësi (personi fizik afarist) obligohet të mbaj tatimin në burim në interes dhjetë për qind (10%) në momentin e kthimit të pagesës së huas. Pra, huamarrësi (personi fizik afarist) mban tatimin në burim në interes për personin fizik afarist apo personin juridik.

Nëse nuk plotësohen kushtet e parapara me legjislacionin tatimor, huaja për qëllime tatimore trajtohet e ardhur për pranuesin e saj.

Displaying 26 – 30 of 11941234567891011