Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Honoured, In this web page you can submit only professional questions/requests, whereas for more technical question/requests, such as: declaration, payment, status adjustments, e-mail address, password, etc., please write to the following e-mail address: edi@atk-ks.org Thank you for your understanding!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Shkruani nr fiskal/personal


Shkruani regjionin që i takoni!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 31 – 35 of 162423456789101112

A mund ta ndryshoj llojin e biznesit, si nga individual në ShPK, Ortakëri, apo e kundërta?

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2016 mbi Procedurat për Transferimin e Pronësisë tek Ndryshimi në Formën e Biznesit, të cilin e gjeni në ueb-faqen e ATK-se www.atk-ks.org , gjegjësisht në linkun publikime – shpjegime publike. Ky Vendim Shpjegues Publik sqaron në mënyrë të detajuar të gjithë hapat që duhet t’i ndërmerr biznesi i cili është i interesuar të bëjë ndryshimin e pronësisë së biznesit apo formës se biznesit.

Pra, për të bërë ndryshimin e formës së biznesit, ju duhet të ndjekeni hapat e parapara në Vendimin Shpjegues Publik 02/2016.

Ne sektorin e ndërtimtarisë, toka e cila merret për ndërtim në formë të kompensimit, pronari i tokës veç ka lokal, mbas ndërtimit i kompensohet i njëjti lokal sipas metrave që ka pas. Llogaritja e TVSH-së si duhet të bëhet në bazë të çmimit të kostos apo sipas vlerës së tregut?

Në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 47 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, transaksionet e këmbimit konsiderohen si furnizime me para në dorë, citojmë:

“1. Transaksionet e këmbimit do të konsiderohen si shitje e mallrave ose rezultat i punës apo shërbimit të bëra me vlerë tregu.

2.Faturat tatimore duhet të lëshohen për transaksionet e këmbimit në mënyrë të njëjtë sikur të jenë lëshuar për transaksione me para në dorë. Nëse vlera e transaksionit me këmbim e paraqitur në faturën tatimore është vlerë e zvogëluar, Drejtori i Përgjithshëm mund të rregullojë vlerën e transaksionit për të reflektuar vlerat e tregut. Nën-deklarimi i të ardhurave dhe arkëtimet e shmangura.”

Sipas nenit 16, paragrafit 9 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-028 për TAP është sqaruar trajtimi i transaksioneve të këmbimit si pjesë e kontratave afatgjata, citojmë:

“9. Kur ka transaksion këmbimi (barter) si pjesë e kontratës ndërtimore afatgjate, ky transaksion njihet e ardhur ose shpenzim, në vlerën e tregut, në momentin e ndodhjes së transaksionit të këmbimit, në pajtueshmëri me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.”

Te transaksionet e këmbimit njihet e ardhura ose shpenzim, në vlerën e tregut, në momentin e ndodhjes së transaksionit të këmbimit.

Për qëllime të TVSH-së, sipas nenit 22 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, është përcaktuar momenti i lindjes së detyrimit tatimor për TVSH, citojmë:

1. Sipas nenit 22 paragrafi 1 i Ligjit, momenti i lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH-në është momenti kur ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit. TVSH bëhet e ngarkueshme varësisht se cili nga tre momentet ndodh e para:

1.1.furnizim i mallit apo shërbimit,

1.2.lëshimi i faturës në lidhje me furnizimin e mallit apo shërbimit, ose

1.3.pranimi i pagesës në avanc/paradhënje, para se të ketë ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit

Cila do nga këto tri momente ndodhë i pari, lindë obligimi për të deklaruar TVSH-në.

Sipas nenit 22 përkatësisht nën-paragrafët e cituar si në vijim, te kontratat afatgjata, momenti i lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH, është përcaktuar si:

“2.3. kontratat afatgjata, përfshirë këtu kontratat ndërtimore afatgjata dhe kontratat afatgjata të instalimit, duhet të konsiderohen si të përfunduara:

2.3.1. në muajin e lëshimit të situacionit, por jo më larg se një muaj pas lëshimit të situacionit në rastet kur pranimi teknik i punëve bëhet më vonë;

2.3.2. në rastet kur gjatë vitit janë lëshuar një apo më shumë situacione, në fund të vitit kërkohet që të lëshohet një situacion i cili do të bazohet në matjen reale të punëve të kryera, ose;

2.3.3. nëse gjatë vitit nuk lëshohet asnjë situacion, atëherë në fund të vitit do të lindë detyrimi për të ngarkuar TVSH bazuar në matjen reale të punëve të kryera.”

Ju lutemi a mund të më jepni përgjigje rreth çështjes në lidhje me Tatimin e mbajtur në burim. Ne jemi ndërmarrje SHPK, dhe nëse kemi nevojë të marrim një shërbim nga një person fizik, i cili nuk është punëtor i ndërmarrjes tonë, por është person fizik, si duhet të trajtohet për qëllime tatimore?

Sipas nenit 30, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar tatimi i mbajtur në burim për pagesat e bëra ndaj personave fizik jo afarist për shërbimet e kryera, citojmë:

” 1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist, për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar:

                1.1. punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

                1.2. punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore;

                1.3. pensionet e paguara nga, apo për interes të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi kontributet pensionale, si dhe sigurimet shëndetësore sipas Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, i nënshtrohet mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve apo i sigurimeve shëndetësore të tilla në shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

              1.4. secili punëdhënës që kërkohet të mbajë në burim sipas këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogari të caktuar nga ATK-ja në një bankë, apo institucion financiar, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të lëshuar nga Ministri.”

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër dhe sqarimeve të dhëna në pyetjen tuaj, meqenëse pranoni shërbime nga persona fizik jo afarist, për pagesat e bëra ndaj këtyre personave obligoheni që të ndalni tatimin e mbajtur në burim dhe kontributin pensional.

Kush është i obliguar të paguaj tatimin në qira në rastin kur personi fizik jo afarist është qiradhënës i personit fizik jo afarist?

Personi fizik jo afarist, i cili është qiradhënës i personit fizik jo afarist apo personit / autoritetit i cili nuk është i obliguar të mbajë tatimin në burim për qira, obligohet të deklarojë dhe paguaj tatimin në qira. Qiradhënësit i lejohet një zbritje nga të ardhurat bruto nga qiraja në një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të qirasë, siç është paraparë me Ligj.

Biznesi jonë merret me shitblerjen e produkteve të bulmetit (prodhime vendore). Këto produkte të tilla: disa lloje të djathërave (lope, dele, dhie, etj.), vezë fshati, reçele shtëpie, mazë shtëpie të përgatitura vetëm me qumësht, etj. blihen të gjitha nga prodhuesit/bujqit vendor, të cilët janë persona fizikë pa biznes dhe për këto blerje paguajmë tatimin e mbajtur në burim për personat fizik jo-afarist 3% çdo muaj. Aktualisht, këto produkte i shesim për klientë fizikë me anë të kuponëve fiskal, ndërsa tash e tutje jemi të interesuar që veprimtarinë tonë ta shtrijmë edhe në supermarket dhe ata kërkojnë faturën me TVSH dhe na duhet të dimë që kur të faturojmë me TVSH te blerësit fizik dhe te personat juridik (bizneset), a duhet të faturojmë me normën e TVSH-së 8% apo 18% për produktet e qumështit, siç janë djathi dhe maza, etj, sepse sipas ligjit më poshtë kemi normën prej 8% për këto produkte: Ligjit i TVSH – së Nr. 05/L-037 neni 26 pika: 2.6. qumështi dhe produktet e qumështit me qëllim për konsumin njerëzor dhe 2.8. vezët për konsum. Na duhet të dimë për këto dy pika të ligjit a duhet të faturohet 8% TVSH-ja në momentin e shitjes me faturë te bizneset dhe arkë fiskale te blerësit fizikë?

Në nën-paragrafin 2.6. paragrafin 2 të nenit 26 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar se qumështi dhe produktet e qumështit me qellim të konsumit njerëzor do të tatohen me TVSH, me normën e reduktuar prej 8%. Me Shtojcën Nr. 1 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2015 për TVSH, janë bërë kufizime dhe janë listuar se cilat prej produkteve duhet të faturohen me TVSH me normën e reduktuar prej 8%. Duhet pasur parasysh se pavarësisht asaj se shitja a bëhet për konsumatorin e fundit (qytetarin që nuk ka biznes si blerës) apo për personin i cili blerjen e bënë në emër të biznesit, norma për TVSH nuk ndryshon, pra ato produkte të cilat duhet të tatohen me normën e reduktuar prej 8%, pavarësisht asaj se kujt i shiten duhet të shiten me normën e përcaktuar, si në Shtojcën 1 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015. Po ashtu, edhe vezët për konsum tatohen me normën e reduktuar prej 8% edhe kur shiten për individin apo edhe kur shitja ndodhë për biznese për të cilat duhet të lëshohet faturë tatimore.

Displaying 31 – 35 of 162423456789101112