Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

I/e nderuar, Përmes kësaj faqeje mund të parashtroni vetëm pyetje/kërkesë profesionale, ndërsa për të parashtruar pyetje/kërkesë teknike, si: deklarim, pagesë, rregullim të gjendjes, e-mail adresës, fjalëkalimit, etj., ju lutemi drejtohuni përmes adresës edi@atk-ks.org Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shtro pyetje

Përdor formën më poshtë për të shtruar pyetjen


Shkruani nr fiskal/personal


Shkruani regjionin që i takoni!


Shkruani emrin e biznesit!

Shkruani email adresën tuaj

captcha

Ju lutem shkruaj kodin e mësipërm

 
Displaying 1 – 5 of 1194123456

Personi fizik jo-afarist, i cili krijon të ardhura nga burimet brenda dhe jashtë Kosovës, për të cilat nuk kërkohet me Ligj dhe nuk është mbajtur tatimi në burim, a është i obliguar të deklaroj dhe paguaj tatimin?

Personi fizik jo-afarist për të ardhurat e krijuara brenda dhe jashtë Kosovës, për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim, obligohet të deklaroj dhe paguaj tatimin përmes deklaratës vjetore PD apo përmes sistemit elektronik EDI, ku duhet të përfshihen të gjitha të ardhurat e krijuara brenda dhe jashtë vendit.

Biznesi ynë merret me shitjen e ngjyrave për mobile. Ne kemi printer fiskal FP-700, ku personave fizik ju lëshojmë kuponë fiskal, mirëpo dilemën e kemi tek transaksionet biznes – biznes, a duhet të lëshohet faturë apo kupon fiskal kur pagesa behet me kesh?

Bazuar në Neni 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe Neni 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2018, të gjithë personat të cilët bëjnë furnizimin e mallrave/shërbimeve, të cilat ofrohen në objektet, njësitë apo vendet në qasje me publikun, janë të obliguar të përdorin PEF dhe pajisjet tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve, me përjashtim të rasteve kur kërkohet të lëshohet faturë tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor, citojmë;
“1.1. Të gjithë personat që bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbimeve në objektet, njësitë ose vendet të cilat mund të jenë në qasje të publikut, janë të obliguar që të shfrytëzojnë PEF dhe pajiset tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve.”
Pra, të gjithë furnizimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (Personat Fizik), biznesi obligohet të lëshoj kupon fiskal, edhe në rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Ndërsa, për transaksionet biznes – biznes, pavarësisht mënyrës së pagesës, obligoheni të lëshoni faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligoheni të lëshoni kupon fiskal.
Bazuar në nenin 22, paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e ligjit 03/L-222 për ATK dhe Procedura, është përcaktuar mënyra e pagesës për transaksionet mbi 500.00€, citojmë:
“Paragrafi 7 i Nenit 13 të Ligjit, përcakton se të gjithë personat, të cilët kryejnë transaksione, gjatë aktivitetit të tyre ekonomik në lidhje me furnizimin e mallrave apo shërbimeve, në mes të personave, më të larta se 500 (pesëqind) euro pagesa e transaksionit duhet të bëhet përmes llogarisë bankare.”

Biznesi i ynë është ne kontakt me një biznes që ndodhet në Kroaci për të blerë prodhimet e tij. Këto produkte që do t’i kontraktojmë nuk vijnë fare në Kosovë, por dërgohen në Gjermani. Për produktet e blera nga ky prodhues, na faturohet neve si biznes i regjistruar dhe i vendosur në Kosovë. Shitjen që e bëjmë në Gjermani ne i faturojmë blerësit potencial atje dhe i lëshojmë faturën nga biznesi i jonë, ku edhe pagesën na bëjnë neve në xhirollogarinë tonë në emër të biznesit në Kosovë. A kemi të drejtë të bëjmë ne një lloj eksporti të tillë pa e sjellë mallin në Kosovë? Blerjet që i bëjmë nga ky prodhues, a mund ti zbresim në koston e mallrave të blera duke përfshirë dhe transportin, dhe të njëjtat ti regjistrojmë në librin e blerjeve si importe dhe në deklaratë të TVSH-së? Shitjen e këtyre produkteve, në deklaratën e TVSH-së dhe në libra, a mund ti regjistrojmë si eksporte? Përveç Tatimit në Korporata a obligohemi edhe për ndonjë lloj tjetër të tatimit?

Vendi i furnizimit të mallrave është përcaktuar me paragrafin 1 dhe 2 të nenit 19 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Mallrat mund të blihen në Kroaci dhe pastaj ato mallra të shiten direkt në Gjermani, pra pa ardhur fare mallrat në Kosovë, dhe për këtë qellim nuk do të ketë implikime për TVSH në Kosovë, citojmë:
1. Kur mallrat nuk janë dërguar ose transportuar, vendi i furnizimit është vendi ku janë vendosur mallrat në momentin kur bëhet furnizimi.
2. Vendi i furnizimit të mallrave me transport përcaktohet si vijon:
2.1. kur mallrat janë dërguar ose transportuar nga furnizuesi, nga konsumatori, ose nga pala e tretë, vendi i furnizimit është vendi ku janë të vendosura mallrat në momentin ku fillon dërgimi apo transporti i mallrave për konsumatorin;
2.2. kur mallrat e dërguara apo transportuara nga furnizuesi, nga konsumatori apo nga pala e tretë, instalohen apo montohen, me ose pa testim, nga ose në llogari të furnizuesit, vendi i furnizimit duhet të jetë vendi ku janë instaluar apo montuar mallrat.

Në rast se mallrat nuk sjellën fare në Kosovë, nuk ka implikime për TVSH, pra fare nuk duhet të paraqiten në Deklaratën për TVSH. Për shitjen e mallrave të tilla, për qëllime të Tatimin në të Ardhura të Korporatave keni të drejtë të njiheni KMSH, ndërsa të ardhurën duhet njohur sikurse edhe të ardhurat tjera.

Duke u bazuar në nenin 60 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nenin 76 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, jemi në dilemë në lidhje me KMSH-në e cila krijohet, si dhe pagesa e cila duhet ti bëhet fermerit pas kalkulimit të tatimeve. Ju lutemi na sqaroni këtë, nëse marrim një shembull, kur blerja nga fermeri / bujku është në vlerë prej1,000€. Ne po mendojmë se edhe KMSH duhet të jetë 1,000€.

Aplikimi i normës së sheshtë për bujqit është përcaktuar me nenin 60 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe nenin 76 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015.
Në Udhëzim Administrativ, përkatësisht paragrafin 3 të nenit 76 është dhënë përkufizimi se kush mund të jetë objekt i kësaj skeme për të cilën blerësi kërkohet të jetë i regjistruar për TVSH ndërsa furnizuesi nuk duhet të jetë i regjistruar për TVSH.

Për të përfituar nga skema e normës së sheshtë, prodhuesit bujqësor duhet të jenë të pajisur me certifikatë të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bazë të së cilës vërtetohet aktiviteti i tij prodhues bujqësor.

Norma e sheshtë për prodhuesit bujqësor është 8 %, ndërsa përllogaritja për prodhuesit bujqësor bëhet nga blerësi – person i tatueshëm, kundrejt furnizimeve të kryera të mallrave. Norma e sheshtë do të konsiderohet brenda çmimit të përllogaritur të blerjes të mallrave.

Blerësi (personi i tatueshëm) i cili blen mallra nga prodhuesi bujqësor, në mënyrë që të aplikojë skemën e normës së sheshtë, duhet të lëshoj një faturë tatimore për shitësin (prodhuesin bujqësor) që tregon vlerën e blerjes së mallrave në të cilën është përllogaritur TVSH-ja. TVSH e përllogaritur brenda vlerës për mallra që personi i tatueshëm (blerësi) i ka paguar prodhuesit bujqësor (shitësit) është TVSH e zbritshme për personin e tatueshëm, sipas kushteve të nenit 36 të Ligjit të TVSH-së.

Personi i tatueshëm (blerësi) i cili lëshon faturë për prodhuesin bujqësor (shitësin), në faturë duhet së paku të shënojë të dhënat, si në vijim:
 datën e lëshimit;
 numrin rendor të faturës;
 numrin identifikues të personit të tatueshëm
 numrin e regjistrimit të TVSH-së
 emrin dhe adresën e plotë të personit të tatueshëm;
 emrin e plotë, adresën, numrin e certifikatës së lëshuar nga MBPZHR dhe numrin identifikues tatimor të “prodhuesit bujqësor“;
 përshkrimin, sasinë dhe njësinë matëse të mallrave;
 vlerën e mallrave të blera pa TVSH;
 shumën e TVSH-së së përllogaritur dhe,
 shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSH-në;

Fatura duhet të jetë e nënshkruar nga të dyja palët, shitësi dhe blerësi.

Lista e produkteve për të cilat zbatohet skema e normës së sheshtë është si në vijim:
 Produktet bujqësore:
o Produkte primare bujqësore të përgjithshme;
o Bimët zbukuruese, aromatike, mjekuese, të natyrës dhe të serave;
o Prodhimi i kërpudhave dhe frutave të malit;
o Prodhimi i fidanëve (kultivimi i pemëve dhe perimeve të reja për shitje) dhe farërave.

 Produktet blegtorale:
o Qumështi dhe nën-produktet e qumështit;

Shembull
Personi i tatueshëm “M” (ndërmarrje bujqësore) ka blerë 100 njësi produkte bujqësore nga prodhuesi bujqësor “N” me çmim prej 10€ /për njësi, ndërsa të njëjtat, pas përpunimit, i shet me çmim prej 11€ /për njësi përfshirë TVSH.

Me rastin e blerjes

Norma e kompensimit:        8%
Sasia a 100
Çmimi për njësi b 10 €
Vlera c= a x b 1,000.00 €
TVSH e kompensuar d= c / 13.5 74.07 €
Vlera pa TVSH e= c-d 925.93 €

 

 

Me rastin e shitjes nga  Personi i Tatueshëm

Sasia a 100
Çmimi shitës me TVSH b 11 €
Vlera me TVSH c= a x b 1,100.00 €
Norma e TVSH-së d 8%
TVSH e llogaritur     e= c / 13.5 81.48 €
Vlera pa TVSH f= c – e 1,018.52 €

 

Ndikimi për TVSH (tek personi i tatueshëm)

TVSH e llogaritur a 81.48 €
TVSH e zbritshme b 74.07 €
TVSH për pagesë c= a – b   7.41 €

 

Ndikimi në Tatimin në të ardhura tek Personi i Tatueshëm

Të hyrat nga shitja a 1,018.52 €
KMSH b   925.93 €
Fitimi Bruto c = a – b    92.59 €

 

Ndikimi në Tatimin në të Ardhura tek Prodhuesi bujqësor

Të ardhurat për prodhuesin bujqësor 1,000 €

Të ardhurat për prodhuesin bujqësor do të konsiderohen në vlerë prej 1,000 euro dhe do të trajtohen sipas Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale.

P.sh. nëse nga një fermer i cili është i pajisur me dokument nga MBPZHR, blen mjedra ne vlerë bruto prej 1,000€, obligoheni që Tatimin në Burim në shkallë pre 3% ta ndalni në pagesën bruto 1,000€. Pra, 1,000€ x 3% = 30€ Tatim i Mbajtur në Burim. Pagesa neto për fermerin do te jete 970€.

Norma e sheshtë për bujqit është 8%, dhe duhet të aplikohet brenda shumës bruto 1,000€, si në vijim:

1000/13.05=74.07€ TVSH e zbritshme për biznesin.

Shitja e mjedrave është me normën 18%.
KMSH është vlera 925.93 € e jo 1,000€, se TVSH e zbritshme është njohur 74.07€.
Vetëm te rasti kur nuk mund të aplikohet norma e sheshtë, atëherë për blerjet prej 1,000€ nga fermerët KMSH do të ishte 1,000€.

Pavarësisht a aplikohet norma e sheshtë apo jo, tatimi I mbajtur ne burim duhet të jetë në shumën bruto 1,000€.

Jam investitor i një objekti afaristo-banesor. Pyetja ime është se me çfarë çmimi t’i trajtoj banesat dhe lokalet për kompensimin e tokës për pronarët e tokës, si dhe a duhet të trajtohet pjesa që e marrin pronarët e tokës me çmimin e kostos apo me çmimin e tregut?

Në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 47 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, transaksionet e këmbimit konsiderohen si furnizime me para në dorë, citojmë:
“1. Transaksionet e këmbimit do të konsiderohen si shitje e mallrave ose rezultat i punës apo shërbimit të bëra me vlerë tregu.
2. Faturat tatimore duhet të lëshohen për transaksionet e këmbimit në mënyrë të njëjtë sikur të jenë lëshuar për transaksione me para në dorë. Nëse vlera e transaksionit me këmbim e paraqitur në faturën tatimore është vlerë e zvogëluar, Drejtori i Përgjithshëm mund të rregullojë vlerën e transaksionit për të reflektuar vlerat e tregut. Nën-deklarimi i të ardhurave dhe arkëtimet e shmangura”.

Sipas nenit 16, paragrafit 9 të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhura Personale është sqaruar trajtimi i transaksioneve të këmbimit si pjesë e kontratave afatgjata, citojmë:
“9. Kur ka transaksion këmbimi (barter) si pjesë e kontratës ndërtimore afatgjate, ky transaksion njihet e ardhur ose shpenzim, në vlerën e tregut, në momentin e ndodhjes së transaksionit të këmbimit, në pajtueshmëri me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.”

Te transaksionet e këmbimit njihet e ardhura ose shpenzim, në vlerën e tregut, në momentin e ndodhjes së transaksionit të këmbimit.

Displaying 1 – 5 of 1194123456