- Bizneset e de-aktivizuara nga ATK
- Bizneset e çregjistruara pas kërkesës së tatimpaguesit
- Bizneseve që u është anuluar Numri Fiskal
- Bizneseve që u është anuluar certifikata e TVSH-së
- Bizneset që iu ka ndryshuar statusi i TVSH-së nga Deklarues në Jo-deklarues
Bazuar në nenin 12, paragrafin 6, si dhe nenin 23, paragrafët 1,2 dhe 3 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-102, Ligjin Nr. 04/L-105 dhe Ligjin Nr. 04/L-223, si dhe nenet 13,14 dhe 16 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, transaksionet e kryera me bizneset e publikuara në listën 1, 2, 3, 4 dhe 5 nuk do t’ju njihen për qëllime të shpenzimit në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura apo kërkesës për rimbursim të TVSH.
Po ashtu, çdo herë kur ATK gjatë verifikimit të dokumentacionit identifikon ndonjë transaksion / faturë fiktive, pavarësisht se a është biznesi që ka lidhur transaksionin / lëshuar faturën i publikuar në ueb-faqe të ATK-së apo jo (në listën 1, 2, 3, 4 dhe 5), ai transaksion / ajo faturë nuk do të pranohet për qëllime të njohjes së shpenzimeve në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, nuk do të pranohet për qëllime të njohjes së TVSH-së së zbritshme, si dhe për të dy bizneset, si: për biznesin i cili e ka lëshuar faturën për transaksionin fiktiv dhe biznesin që e ka pranuar faturën për transaksionin fiktiv, ATK do të ndërmarrë masat e përcaktuara me Legjislacionin në fuqi.
Gjithashtu, në bazë të Nenit 19, 32 dhe 34 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-102, Ligjin Nr. 04/L-105 dhe Ligjin Nr. 04/L-223, ATK ruan të drejtën të vlerësoj obligimin tatimor si dhe ndërmarrjen e të gjitha masave për mbledhjen e tatimit, nëse ATK gjen fakte se tatimpaguesi ka zhvilluar aktivitet ekonomik, ndërsa është në listën e tatimpaguesve jo- aktiv.
Nëse ndonjë tatimpagues është në listën e tatimpaguesve jo- aktiv, ndërsa ai është tatimpagues aktiv, duhet të bëjë kërkesë në ATK për aktivizimin e tij. Kërkesa duhet të bëhet në Zyrën Regjionale përkatëse të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.