Biografia e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, z. Mentor Hyseni
Mentor Hyseni është zyrtar i lartë ekzekutiv me mbi 20 vite përvojë në fushën e auditimit të brendshëm, qeverisjes, menaxhimit të financave publike dhe trajnimit akademik. Përgjatë karrierës së tij ka mbajtur role të rëndësishme udhëheqëse, duke përfshirë pozitat si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Sh.A. Prishtina. Në këto role ka udhëhequr qeverisjen institucionale, mbikëqyrjen strategjike dhe bashkëpunimin me palët e interesit në nivelin më të lartë.
Në gusht të vitit 2025, z.Hyseni u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, me mision të qartë për të forcuar integritetin institucional, për të rritur efikasitetin dhe për të avancuar procesin e transformimit digjital të ATK-së. Synimi i tij është krijimi i një sistemi tatimor transparent, modern dhe të përafruar me standardet më të mira ndërkombëtare.
Përvojën profesionale e ka ndërtuar si ekspert dhe këshilltar në projekte të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, duke bashkëpunuar ngushtë me organizata si GIZ, USAID dhe NALAS. Ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në reforma rregullatore, forcimin e sistemeve të auditimit dhe kontrollit, zhvillimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e qeverisjes publike.
Z. Hyseni ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin e Jorkut dhe atë të Strasburgut, si dhe studimet Master dhe Bachelor në Banka dhe Financa në Universitetin e Prishtinës. Ai është Auditor i Brendshëm i Certifikuar (CIA), Kontabilist i Certifikuar dhe Trajner i Licencuar, me aftësi të spikatura në lidership, menaxhim organizativ dhe komunikim publik.
Mentor Hyseni
Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së
Tel: +383 38 200 250 01
email: Mentor.Hyseni@atk-ks.org