Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Pyetje dhe Përgjigje për Borxhet Tatimore

ATK, në mënyrë që të realizoj përgjegjësinë që i ka dhënë ligji, të gjitha përpjekjet i ka përqendruar në përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve. Tatimpaguesi që nuk përmbushë detyrimet tatimore, rrjedhimisht krijon borxh tatimor kur:

  • deklaron dhe nuk paguan;
  • deklaron dhe paguan me vonesë;
  • ATK, bën një përcaktim shtesë për mos deklarim, nën deklarim, ndëshkim apo interes.

Për borxhin tatimor të krijuar, i cili është bërë i pagueshëm, caktohet rasti në mbledhjen e detyrueshme, e cila përbrenda autorizimeve të dhëna do të mbledh borxhin tatimor dhe do të kërkojë deklaratat në mungesë. Afati i mbledhjes së një borxhi tatimor është gjashtë (6) vite nga data e vlerësimit të tatimit. Kjo periudhë mund të zgjatet nëse:

  • është parashtruar ankesë në Divizionin e Ankesave në ATK;
  • është parashtruar ankesë në një gjyq të juridiksionit kompetent;
  • është bërë marrëveshje me shkrim me ATK-në për zgjatje të periudhës, por jo më shumë se njëzetekatër (24) muaj;
  • personi ka qëndruar jashtë vendit më shumë se tre (3) muaj.

Periudha e lartpërmendur, për Ndërmarrjet Shoqërore, mund të zgjatet deri në likuidimin e tyre, ndërsa për Ndërmarrjet Publike nuk aplikohet afati i paraparë, pasi nuk kanë afat të caktuar kohor.

Nëse nuk është paguar borxhi në tërësi ose nuk është lidhur marrëveshje për pagesë me këste, ATK do të njoftoj tatimpaguesin përmes Njoftimit përfundimtar për pagesë (afati dhjetë (10) ditë për pagesë) se do të fillojnë procedurat e mbledhjes së detyrueshme. Në rast se nuk është bërë pagesa e borxhit brenda afatit të paraparë, atëherë ndërmerren veprimet themelore të mbledhjes, siç janë:

  • Urdhërvjelja në banka;
  • Urdhërvjelja në thesar;
  • Urdhërvjelja në llogari të arkëtueshme;
  • Bllokimi në doganë;
  • Mos-lejim kalimi në kufi, etj.

Përgjithësisht, pagesat do të aplikohen fillimisht për periudhën tatimore që ka datën më të vjetër të vlerësimit, pavarësisht periudhës tatimore të përfshirë. Kur pagesat të kenë filluar të aplikohen në periudhë të veçantë tatimore, e tërë shuma e asaj periudhe tatimore, përfshirë ndëshkimin dhe interesin, do të paguhet para fillimit të aplikimit të pagesave në një periudhë tatimore pasuese.

Shuma e ndonjë tatimi të paguar do të shpërndahet sipas rendit vijues:

  • Shpenzimet e mbledhjes;
  • Shuma e çdo obligimi tatimor;
  • Sanksionet dhe pagesat ndëshkuese;
  • Interesi.

Në rastin kur tatimpaguesi ka vështirësi financiare dhe ato i provon ATK-së, ATK, mund t’i ofrojë mundësinë për të parashtruar kërkesë për të hyrë në marrëveshje për të paguar detyrimet me këste, në përputhje me afatet dhe kushtet e marrëveshjes.

Nëse një person i cili është i detyruar të paguajë ndonjë tatim ndaj ATK-së, sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë shpërfill apo refuzon të paguajë atë tatim brenda dhjetë (10) ditëve pas dorëzimit të njoftim-vlerësimit, sikurse është paraparë në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, do ti lind një barrë tatimore në pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Në rast se një person i cili është i detyruar të paguajë një lloj tatimi nuk paguan ose refuzon të paguajë brenda dhjetë (10) ditëve pas dorëzimit të një njoftimi për vlerësim, Drejtori Ekzekutiv ose zyrtari i autorizuar me shkrim nga Drejtori Ekzekutiv ka të drejtë të ligjshme të mbledhë shumën e tillë (dhe shuma të tjera që janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e masës për marrje pasurie) me masën për konfiskim të pasurisë që i përket personit të tillë (qoftë në pronësi fizike të tatimpaguesit ose të një personi të tretë).

ATK, do të përkujdeset  për zbatimin e procedurave të sforcuara të mbledhjes së borxhit siç janë: konfiskimi i pasurisë së tatimpaguesit dhe organizimi i shitjes së asaj pasurie të konfiskuar përmes procedurave të përcaktuara me legjislacionin e aplikueshëm tatimor.

Vetëm pasuria e cila është e nevojshme dhe e mjaftueshme për të plotësuar detyrimet aktuale tatimore të tatimpaguesit mund t’i nënshtrohen veprimit të marrjes me detyrim. Format vijuese të pasurisë së tatimpaguesit, do të përjashtohen nga masa e marrjes dhe konfiskimet: pagesa ushqimore për fëmijë dhe pagesat e asistencës sociale; veshmbathja themelore; ushqimi bazë; mobiliet bazë; plaçkat personale bazë, duke përjashtuar artikujt luksoz; dhe çdo pasuri tjetër e specifikuar në një Udhëzim Administrativ.

Kur dikush ka qenë përgjegjës apo ka ndihmuar në moskryerjen e detyrimeve tatimore, ATK, ka autorizime që ndaj atyre personave të bëjë vlerësim tatimor dhe të ndjek të gjitha procedurat që kërkohen sikurse ndaj çdo tatimpaguesi tjetër që është në detyrim ndaj ATK-së. Ata mund të jenë:

  • Personi përgjegjës në biznes, i cili ka pasur përgjegjësi t’i kryej obligimet tatimore;
  • Transfer-marrësi, personi që ka mundësuar transferin e aseteve të obliguesit tatimor;
  • Pronari përfitues, i cili gëzon përfitimet nga domeni dhe kontrolli i aseteve me titull në pronësi të dikujt tjetër;
  • I emëruari, personi i cili është i caktuar të veprojë për dikë tjetër.
  • ATK, do të inicioj për kallëzime penale, si dhe do të inicioj procedurat e Likuidimit në Gjykatën Kompetente lidhur me mos pagesën e borxhit;
  • ATK, do të trajtoj rastet që i plotësojnë kushtet ligjore për pasivizim apo edhe anulim të borxheve.

Sa i përket mbledhjes së tatimit, Administrata Tatimore e Kosovës, ka autorizime të shumta të cilat janë të parapara me ligjet tatimore, e ato janë:

  • Kërkimi i informatave për pasurinë tuaj si nga ju, ashtu edhe nga palët tjera;
  • Regjistrimi i barrës tatimore (në tërë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme), dhjetë (10) ditë pas krijimit të borxhit tatimor me efekt gjashtë (6) vjeçar;
  • Bllokimi i llogarive bankare dhe konfiskimi i mjeteve në to;
  • Bllokimi dhe konfiskimi i mjeteve të pritura nga klientët apo punëdhënësit tuaj;
  • Bllokimi i mallrave për import apo eksport;
  • Mos-lejimi për largim nga Kosova;
  • Konfiskimi i pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme (me përjashtim të gjësendeve themelore për jetesë të familjes);
  • Shitja e pasurisë së konfiskuar;
  • Ndjekja penale.

ATK, ka autoritetin që të transferoj një vlerësim të tatimit tek entiteti tjetër pas transferimit të aseteve (të luajtshme apo të paluajtshme) në rrethanat si në vijim:

  • tatimpaguesi ka transferuar mjetet tek entiteti tjetër qoftë në parashikimin e krijimit të borxhit tatimor ose pas krijimit të borxhit tatimor;
  • transferimi i mjeteve ka qenë më i vogël se vlera e hapur e tregut të aseteve;
  • transferimi i aseteve e ka lënë tatimpaguesin pa aftësi për të paguar borxhin tatimor; dhe
  • ATK, ka njoftuar tatimpaguesin dhe entitetin tjetër për përcaktimin, se transferimi i aseteve do të rezultojë në një vlerësim ndaj palës së tretë dhe duke i ofruar palës së tretë të drejtën për tu ankuar.

Nëse ATK, konsideron se pagesa e tatimit që do të bëhet e detyrueshme për pagesë është në rrezik, mund të lëshoj urdhër për tatim në rrezik kur:

  • Tatimpaguesi po përgatitet të braktisë Kosovën;
  • Tatimpaguesi është gati të pushoj biznesin;
  • Tatimpaguesi është gati të transferoj pasurinë; apo
  • Arsye tjera të ngjashme të dokumentuara.

Kur urdhëri për tatim në rrezik është lëshuar, njoftohet çdo person që i ka borxh para apo pasuri tatimpaguesit që të lë mënjanë paratë apo pasurinë e atij tatimpaguesi deri në njoftimin tjetër.

Barra Tatimore është një dokument zyrtar publik nën legjislacionin tatimor të zbatueshëm në Kosovë. Barrë tatimore, do të thotë e drejta e Administratës Tatimore të Kosovës që të marrë dhe të mbajë pasurinë e tatimpaguesit si siguri për pagesën e çdo tatimi dhe të drejtën për të shitur pasurinë e tillë dhe për të përdorur paratë e shitjes për pagesën e atij tatimi. Pra, ky dokument do të mbroj të drejtën e Administratës Tatimore për pagesat e borxheve me prioritet të posaçëm.

Urdhër-Vjelja është një dokument legal në legjislacionin tatimor të zbatueshëm në Kosovë. Procedurat e masës për marrje pasurie të detyrimeve tatimore fillojnë vetëm pasi ndaj tatimpaguesit, i cili nuk ka paguar borxhet, janë ndërmarr të gjitha masat dhe janë respektuar  procedurat e njoftimit të cekur në Ligjin për Administratën Tatimore.

Nëse keni qenë në një marrëveshje me këste dhe nuk e keni respektuar atë, interesi do të rivendoset në mënyrë retroaktive deri me datën kur është nënshkruar marrëveshja. Nëse dështoni në një marrëveshje me këste dhe dëshironi të ri-vendosni një marrëveshje tjetër me këste për të njëjtin detyrim tatimor, marrëveshja me këste pasuese nuk do të përfshijë heqjen e interesit. Interesi do të vazhdoj të rrjedhë në çdo marrëveshje me këste pasuese për kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Në qoftë se çfarëdo lloj shume e ndonjë tatimi e administruar nga ATK sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk është paguar deri në datën e fundit të përcaktuar për pagesë, tatimpaguesi, do jetë i detyruar të paguajë interes sipas përqindjes (%) së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Kur një person kërkohet të dorëzojë një deklaratë tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk e dorëzon këtë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej pesë përqind (5%) të tatimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilin është vonuar, me një ndëshkim maksimal administrativ për pagesë prej njëzetepesë përqind (25%) të obligimit tatimor.

Kur një person kërkohet të paguajë një tatim sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk paguan tërë apo një pjesë të tatimit të tillë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një përqind (1%) të obligimit tatimor për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilën ajo pagesë është vonuar, deri në maksimum dymbëdhjetë (12) muaj.

Pra, ndëshkimet për vonesa në deklarim dhe pagesë, janë:

  • Interesi – sipas përqindjes (%) së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;
  • Ndëshkim për mosdorëzim të deklaratës tatimore pesë përqind (5%), maksimum njëzetepesë përqind (25%);
  • Ndëshkim për mos pagesë të tatimit një përqind (1%), maksimum dymbëdhjetë përqind (12%).

Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet  tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.

Derisa nuk mund të paguhet tërësisht detyrimi tatimor, mund të kërkoni nga ATK që t’ju mundësoj pagesë të tatimit me marrëveshje me këste, ku interesi nuk do të rrjedh nga muaji që pason muajin në të cilin marrëveshja është vendosur derisa është respektuar tërësisht.

ATK, duhet të sigurojë mbledhjen e tatimit në pajtueshmëri me të gjitha mjetet relevante të mbledhjes që mund të zbatohen te tatimpaguesi sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Në rast se tatimpaguesi me detyrim tatimor të pashlyer hyn në marrëveshje me shkrim për të paguar tatimin e pashlyer me dy ose më tepër këste, i përmbush kushtet e marrëveshjes me shkrim dhe i kryen në kohë të gjitha detyrimet e tjera tatimore gjatë kohës së asaj marrëveshjeje, sanksionet financiare që do të zbatoheshin përndryshe në lidhje me dorëzimin dhe pagesën e vonuar, do të zbriten në masën dy përqind (2%) të detyrimit tatimor dhe interesi i përcaktuar do të mbetet i pagueshëm, përveç nëse aplikohen dispozitat tjera të parapara me ligj.

Është e drejtë e çdo tatimpaguesi të jetë i njoftuar për gjendjen e tij tatimore. Për gjendjen tatimore mund të informoheni për çdo ditë përmes Sistemit Elektronik EDI apo duke vizituar zyrën përkatëse Rajonale të Shërbimit të Tatimpaguesve.

Fletëpagesën për pagesën e borxhit mund ta shkarkoni përmes Sistemit Elektronik EDI apo letër kujtesën për pagesë të borxhit, mund ta merrni vetëm në zyrën përkatëse rajonale të ATK-së.

Përmes sistemit elektronik EDI, mund ta merrni Fletëpagesën për borxhin e papaguar.

Llogaria juaj bankare është bllokuar nga ATK, pasi që ju nuk keni respektuar marrëveshjen për pagesën me këste të borxhit. Nëse në llogarinë tuaj keni mjete, atëherë banka është e obliguar që t’i transferoj ato mjete në llogari të ATK-së për aq sa është borxhi. Pas pranimit të konfirmimit për transfer nga banka, ATK do të bëjë de-bllokimin e llogarisë tuaj.

Borxh i pa mbledhshëm shpallet atëherë kur borxhi është më i vjetër se gjashtë (6) vite, me kusht që mos të ketë rrethana që do të zgjasin këtë afat.

Varësisht se ku ATK vendos barrën tatimore, ajo duhet të regjistrohet në zyrat përkatëse:

  • Për pasurinë e luajtshme – barra tatimore duhet të dorëzohet në zyrën e regjistrimit të pengut, e cila gjendet në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
  • Për pasurinë e paluajtshme – barra tatimore duhet të regjistrohet në zyrën kadastrale komunale, në të cilën ndodhet pasuria e paluajtshme.

Për të hyrë në Marrëveshje për pagesë me këste, ju duhet të paguani së paku apo 20% e borxhit të përgjithshëm të përfshirë në marrëveshje.

Interesi nuk falet, por mund të ndalet atëherë kur:

  • Jeni në marrëveshje të rregullt për pagesë të borxhit me këste;
  • Nuk e prishni marrëveshjen për pagesë;
  • Gjatë marrëveshjes nuk krijoni borxhe të reja; dhe
  • Keni deklarime të rregullta.

ATK, mund të hyjë në marrëveshje me këste me tatimpaguesit, përmes së cilave një tatimpagues mund të paguajë borxhin e tij tatimor, në përputhje me afatet dhe kushtet e marrëveshjes, pavarësisht shumës së detyrimit tatimor.

Barra Tatimore përfundon gjashtë (6) vite nga data e vlerësimit të obligimit tatimor.

Për këtë kategori të tatimpagueseve nuk vlen periudha prej gjashtë (6) viteve e vendosjes së barrës tatimore, por barra tatimore nuk skadon deri sa detyrimet të jenë shlyer tërësisht.

Barra tatimore vendoset pavarësisht se tatimpaguesi a është në marrëveshje për pagesë të borxhit me këste apo jo dhe si e tillë mbetet deri në pagesën e tërësishme të obligimit tatimor.

Sipas legjislacionit tatimor nuk është përcaktuar kufizim në procedurat e mbledhjes së detyrueshme edhe nëse tatimpaguesi ka parashtruar ankesë në Divizionin e Ankesave, përveç kufizimit për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.

Tatimpaguesi, së pari duhet të kryej detyrimet tatimore, dhe më pas të ofroj dëshmitë e pagesës në zyrën përkatëse të mbledhjes së detyruar, e cila pasi të verifikoj pagesat, do të bëjë de-bllokimin e llogarisë bankare.

Me legjislacionin tatimor nuk është e përcaktuar se cila është vlera minimale e borxhit për të bërë bllokimin e llogarisë bankare të tatimpaguesit. Bllokimi i llogarisë bankare mund të bëhet për çdo borxh të papaguar.

Çdo pasuri e konfiskuar, çoftë pasuri e luajtshme apo e paluajtshme, mund të shitet në ankand nga ATK.

Pasuria e konfiskuar duhet të shpallet për shitje së paku dhjetë (10) ditë para planifikimit të datës së shitjes, por jo më shumë se njëzetë (20) ditë përpara datës së planifikuar për shitje.

Masat për konfiskim të pasurisë ndërmerren nga ATK dhjetë (10) ditë pasi të jetë dorëzuar njoftimi përfundimtar për pagesën e borxhit. Pra, pasi të dorëzohet njoftimi përfundimtar për pagesën e borxhit, tatimpaguesi ka afat pagese dhjetë (10) ditë, në të kundërtën lëshohet njoftimi për konfiskimin e pasurisë.

Kur të jetë konfiskuar pasuria e tatimpaguesit, duhet të shitet brenda një periudhe që fillon tridhjetë (30) ditë nga data e konfiskimit dhe përfundon gjashtëdhjetë (60) ditë nga data e konfiskimit. Periudha për shitjen e pasurisë mund të zgjatet nëse rrethanat kërkojnë, sikurse është shtyrja e shitjes, e cila kërkon ri-shpalljen e shitjes. ATK, autorizohet të fillojë shpalljen e shitjes së pasurisë së konfiskuar, përpara se afati prej tridhjetë (30) ditësh të skadojë, me kusht që data e shitjes nuk është më pak se tridhjetë (30) ditë nga data e konfiskimit. Data e konfiskimit është data në të cilën ATK, ka marrë në posedim pasurinë duke lëshuar Njoftimin për Masë për Marrje të Pasurisë dhe Njoftimin për Konfiskim.

Ulja e tatimit të vlerësuar çoftë nga një rregullim kontrolli apo deklaratë korrigjuese vullnetare e dorëzuar nga tatimpaguesi, nuk kërkon barrë të re dhe nuk vendos periudhë të re gjashtë (6) vjeçare të mbledhjes.

ATK, mund të hyjë në marrëveshje me këste me tatimpaguesit, përmes së cilave një tatimpagues mund të paguajë borxhin e tij tatimor, në përputhje me afatet dhe kushtet e marrëveshjes. Duke filluar nga muaji pas muajit në të cilin është nënshkruar një marrëveshje me këste, deri sa të shlyhet detyrimi tatimor, nuk do të rrjedh interes në borxhin tatimor. Në përgjithësi, marrëveshja me këste mund të lidhet për maksimum dymbëdhjetë (12) muaj.

Barra lind kur një person i obliguar për të paguar një detyrim tatimor, nuk paguan atë brenda afatit dhjetë (10) ditor pas dorëzimit të njoftim vlerësimit.

Pra, nëse tatimpaguesi nuk paguan ose refuzon për të paguar detyrimin tatimor të vlerësuar, atëherë barra konsiderohet se lidhet prapa me datën e vlerësimit dhe vlen duke filluar nga ora: 16:00 pasdite e datës kur tatimi është vlerësuar.

Për tatimpaguesin, i cili nuk përmbush detyrimet tatimore brenda dhjetë (10) ditëve pas pranimit të njoftimit përfundimtar për pagesën e borxhit, fillojnë procedurat e mbledhjes së detyruar.

Nëse tatimpaguesi nuk ka mundësi të bëj pagesën e menjëhershme për tërë borxhin tatimor, ATK i mundëson pagesën me këste duke lidhur paraprakisht marrëveshje me tatimpaguesin.

Për të lidhur marrëveshje me këste, duhet të plotësohen kushtet vijuese:

  • Marrëveshja nuk mund të jetë për një periudhë më të gjatë se dymbëdhjetë (12) muaj, duke filluar nga data kur ajo nënshkruhet;
  • Pagesa e parë sipas marrëveshjes duhet të jetë së paku apo 20% e borxhit të përgjithshëm të përfshirë në marrëveshje;
  • Tatimpaguesi duhet të bie dakord të mbetet i rregullt në të gjitha detyrimet e tjera tatimore, përfshirë kryerjen me kohë dhe saktësi të pagesave paradhënie tremujore (nëse janë të aplikueshme), regjistrimin për TVSh, kur kërkohet (nëse është e aplikueshme), si edhe dorëzimin e deklaratave që kërkohen të cilat paguhen në tërësi në apo para datës së përshkruar;
  • Tatimpaguesi duhet të kryejë të gjitha pagesat në apo para datës së përshkruar në marrëveshje. Marrëveshja, përcakton datën në të cilën pagesa periodike duhet të bëhet;

Pagesa periodike nuk është e detyrueshme të planifikohet në bazë mujore, por një pagesë duhet të planifikohet së paku një në çdo tre muaj.

Kur një tatimpagues me një borxh tatimor hyn në një marrëveshje dhe përmbush të gjitha dispozitat e marrëveshjes, ndëshkimet e vëna për dorëzim me vonesë të një deklarate tatimore dhe pagesë me vonesë të tatimit, do të ulen në dy përqind (2%) të obligimit tatimor.

Çdo tatimpagues i cili nuk ka mbajtur në burim apo nuk ka paguar tatimin e mbajtur në burim dhe kontributet pensionale, do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ njëzetepesë përqind (25%) në dallimin në mes të shumës së saktë të tatimit/kontributit që kërkohet të paguhet dhe shumës së saktë të tatimit/kontributit që në të vërtetë është paguar. Nuk lejohet heqja e ndëshkimeve të aplikuara me kontroll (25%) për mos mbajtje të tatimit në burim dhe Kontribute Pensionale. Ndëshkimet tjera të aplikuara për mos deklarim dhe mos pagesë mund të falen nëse tatimpaguesi ofron shkak të arsyeshëm për dorëzim me vonesë të deklaratës tatimore dhe/ose pagesë të vonuar. Në të kundërtën nëse tatimpaguesi nuk ofron shkak të arsyeshëm për mos deklarim dhe mos pagesë, ndëshkimet nuk mund të falen.

Çdo person që nuk e dorëzon apo refuzon të dorëzon pasurinë që i nënshtrohet konfiskimit të marrjes, do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ që është i barabartë me pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së pasurisë që i nënshtrohet masës së marrjes.

ATK mund të transferojë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar atë nga baza e të dhënave aktive të mbledhjes kur është përcaktuar përmes përpjekjeve të dokumentuara se tatimi nuk është i mbledhshëm në kohë, e ATK mund të transferojë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar atë nga baza e të dhënave aktive të mbledhjes kur është përcaktuar përmes përpjekjeve të dokumentuara se tatimi nuk është i mbledhshëm në kohën e përcaktimit. Përcaktimi i tillë mund të bëhet në rastet të tilla si, por duke mos u kufizuar në to, pamundësia për ta gjetur tatimpaguesin apo asetet e tij/saj; operimet afariste kanë pushuar pa lënë asete; një tatimpagues i vdekur kur nuk ka transferime të aseteve nga të cilat mund të mblidhet tatimi; një biznes që është shpallur i falimentuar dhe të gjitha masat e mbledhjes janë ndërmarrë; një tatimpagues që nuk ka mundësi të paguajë borxhin tatimor bazuar në një analizë komplete të gjendjes financiare të tatimpaguesit; dhe përcaktime të natyrës së ngjashme.

Vendosja e borxhit tatimor në një dosje pasive nuk e liron borxhin tatimor apo çrregullojë prioritetin e barrës së ATK-së. Nëse burimet e reja të mbledhjes bëhen të ditura, ATK do të kthejë borxhin tatimor në gjendjen aktive të mbledhjes.

Tatimpaguesi lirohet nga barra tatimore pasi të kryej të gjitha detyrimet tatimore, për të cilat është vendosur barra tatimore.

Njoftimi për konfiskim të pasurisë, do të përmbajë:

  • Tatimpaguesin të cilit i është konfiskuar pasuria;
  • Vendndodhjen e pasurisë;
  • Llojin e detyrimit;
  • Periudhën tatimore për të cilën ka lindur detyrimi; dhe
  • Shumën e tatimit të vlerësuar.

ATK, mund të regjistrojë një barrë tatimore kundër aseteve të një Ndërmarrje Shoqërore që ka një borxh tatimor edhe pse Ndërmarrja Shoqërore është në juridiksionin e Agjencisë Kosovare për Privatizim (AKP).

Për shumën deri në pesëqind euro (500€) të trajtuar si borxh të keq, nuk kërkohet inicimi i procedurave në organet gjyqësore.

Çdo tatimpagues që dëshiron të shtyjë veprimin e mbledhjes së tatimit para se të bëjë një ankesë në gjykatë kompetente, mund të dorëzojë një garancion bankar ose formë tjetër të sigurisë të pranueshme nga Administrata Tatimore, për një shumë të mjaftueshme për të mbuluar tatimin, gjobën, plus interesin e tillë që mund të rritet gjatë çdo veprimi pasues.