Biografia e Drejtorit të Departamentit të Teknologjisë Informative, z. Agron Hamiti
Agron Hamiti ka mbi 20 vite përvojë profesionale në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ku ka dhënë kontribut të rëndësishëm në fushat si: Menaxhim i riskut, planifikim strategjik, menaxhimi i projekteve dhe digjitalizimit të proceseve institucionale. Aktualisht ai ushtron detyrën e Drejtorit të Departamentit të Teknologjisë Informative, duke udhëhequr proceset e transformimit digjital dhe modernizimit teknologjik të ATK-së. Përmes këtij roli, ai ka ndikuar në rritjen e efikasitetit operativ dhe përmirësimin e shërbimeve tatimore për qytetarët dhe bizneset.
Përpara kësaj detyre, z. Hamiti ka shërbyer si Drejtor i Departamentit për Plan dhe Menaxhimin e Rrezikut, ku ka kontribuar në zhvillimin e politikave dhe mekanizmave për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve tatimore, si dhe në ngritjen e kapaciteteve analitike brenda institucionit. Ai ka udhëhequr projekte reformuese me ndikim të gjerë, duke bashkëpunuar ngushtë me institucione ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian, duke përfshirë hartimin e Strategjisë Kombëtare për Luftimin e Ekonomisë Joformale, Strategjisë së ATK-së dhe Strategjisë së Përmbushjes Tatimore, si dhe projekte për modernizimin digjital të proceseve të administratës tatimore.
Agron Hamiti ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe mban titullin Magjistër i Shkencave në Menaxhment dhe Informatikë. Është gjithashtu vlerësues i certifikuar nga FMN në programin TADAT (Tax Administration Diagnostic Assessment Tool), si dhe ka ndjekur trajnime profesionale, duke përfshirë kurse dhe programe të specializuara në administrim tatimor, lidership, menaxhim të rrezikut dhe digjitalizim të proceseve institucionale. Me përvojën e tij të gjerë dhe qasjen strategjike ndaj inovacionit, Agron Hamiti konsiderohet një nga ekspertët kryesorë në fushën e reformave tatimore dhe digjitalizimit të proceseve tatimore.
Agron Hamiti
Drejtor i Departamentit të Teknologjisë Informative
Mobile: +383 44 421 444
E-mail: Agron.Hamiti@atk-ks.org