Biografia e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Isen Lipovica
Isen Lipovica u lind më 9 gusht 1966 në Ferizaj. Ai ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi “Ekonomia e Ndërmarrjes”, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Kolegjin “Gjilani”, ku ka fituar titullin Master në Menaxhment.
Karrierën profesionale e ka filluar në sektorin privat në pozitë drejtuese. Nga dhjetori i vitit 2001, është pjesë e Administratës Tatimore të Kosovës, ku ka ushtruar një sërë pozitash me përgjegjësi të lartë menaxheriale dhe profesionale, përfshirë: inspektor tatimor, menaxher rajonal, drejtor i Departamentit për Politika dhe Procedura, si dhe drejtor i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.
Gjatë karrierës së tij mbi dydekadëshe në ATK, z. Lipovica ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e politikave tatimore, përmirësimin e efikasitetit operacional dhe forcimin e transparencës institucionale. Ai është certifikuar si kontabilist dhe auditor nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, ndërsa ka ndjekur trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim me OECD, USAID, BE dhe FMN.
Në shtator të vitit 2025, z. Isen Lipovica është emëruar Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, pozitë në të cilën vazhdon të kontribuojë në drejtimin strategjik dhe operacional të institucionit.
Isen Lipovica
U.d. Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm 1
Tel: +383 38 200 250 02
Email: Isen.Lipovica@atk-ks.org