Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Biografia e Drejtorit të Departamentit të Funksioneve të Pavarura, z. Nikson Mirdita

Nikson Mirdita është Drejtor i Departamentit për Funksione të Pavarura në Administratën Tatimore të Kosovës, me një karrierë të gjatë dhe mbi 25 vite përvojë në administrimin e tatimeve dhe menaxhimin publik. Ai ka filluar karrierën nga pozita e inspektorit tatimor, udhëheqësit të ekipit, dhe ka avancuar në role drejtuese strategjike.

Gjatë karrierës së tij, ai ka ushtruar funksione të rëndësishme në nivele të ndryshme të sistemit tatimor, duke kombinuar eksperiencën praktike në terren me aftësitë drejtuese në strukturat e Zyrës Qendrore të ATK-së.

Një nga rolet e tij ka qenë menaxhimi efektiv i stafit në terren dhe optimizimi i proceseve organizative, me qëllim rritjen e efikasitetit në mbledhjen e tatimeve dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të ekipeve rajonale dhe në zbatimin e politikave të reformës tatimore.

Z. Mirdita është dalluar për aftësitë e tij në menaxhimin strategjik të burimeve njerëzore dhe në zbatimin e politikave institucionale që rrisin transparencën dhe efikasitetin e administratës tatimore. Ai ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me institucionet partnere vendase dhe ndërkombëtare, si dhe në përmirësimin e komunikimit publik të institucionit me tatimpaguesit dhe median.

Z. Mirdita ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Prishtinës-Fakulteti Ekonomik, drejtimi Financa dhe Banka. Ai zotëron njohuri të gjera në fushën e legjislacionit tatimor, menaxhimit të stafit dhe reformave institucionale. Ai ka ndjekur një sërë trajnimesh në fushën e tatimeve dhe financave publike brenda dhe jashtë vendit.

Në punën e tij, Nikson Mirdita njihet për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim ndaj forcimit të administratës tatimore dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

 

Nikson Mirdita

Drejtor i Departamentit për Funksione të Pavarura

Email: Nikson.Mirdita@atk-ks.org

Tel: 038 200 250 27