Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Biografia e u.d. Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm 2, z. Sami Salihu

Sami Salihu është ekspert i njohur në fushën e tatimeve, me përvojë mbi dy dekada në administrimin dhe zbatimin e politikave tatimore në Kosovë. Ai është pjesë e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) që nga themelimi i saj në vitin 2000, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin institucional dhe konsolidimin e sistemit tatimor në vend.

Gjatë karrierës së tij, z. Salihu ka mbajtur pozita të rëndësishme udhëheqëse, duke përfshirë: udhëheqës i Ekipit të Kontrollit, këshilltar tatimor për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, drejtues i Departamentit të Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, me përgjegjësi për menaxhimin strategjik dhe operativ të administratës tatimore.

Ekspertiza e tij përfshin zhvillimin dhe implementimin e legjislacionit tatimor, hartimin e udhëzimeve administrative, vendimeve publike dhe procedurave të brendshme, gjithmonë me fokus në transparencë, efikasitet dhe përputhshmëri me standardet ndërkombëtare. Ai është aktiv në grupe punuese dhe projekte të ndryshme që synojnë forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e klimës tatimore në Kosovë.

Përmes angazhimit të vazhdueshëm në edukimin dhe asistencën ndaj tatimpaguesve, z. Salihu ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e kuptimit dhe zbatimit të legjislacionit tatimor, duke u vlerësuar si një ndër profesionistët kryesorë të fushës në vend.

Për afro dy dekada, ai është gjithashtu ligjërues i moduleve të Tatimeve Vendore dhe Ndërkombëtare në Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), ku me përkushtim kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve dhe edukimit në fushën e legjislacionit tatimor dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Z. Salihu ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Financë – Kontabilitet, si dhe studimet pasuniversitare (Master) në fushën e financave dhe menaxhimit. Ai ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë vendit, me fokus në administrim tatimor, politika fiskale dhe menaxhim publik.

 

Sami Salihu
U.d. Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm 2

mobile:  +383 44 145 758

e-mail: Sami.Salihu@atk-ks.org