Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Bashkëpunim në adresimin e shqetësimeve të Biznesit

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës në vazhdën e takimeve të përbashkëta mbajtën sot takimin e radhës me ç’rast u angazhuan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në të mirë të biznesit.

Në këtë takim i cili u mbajt në OEK, kryetari Gërxhaliu theksoi se OEK është këtu qe përmes dialogut te jetë zëri i biznesit, që të gjenden forma dhe të krijohet një vizion apo strategji e mirëfillte e mos përdorimit të politikave ad hoc ne mënyrën e grumbullimit, por vërtet të punojmë bashkërisht në rend të parë në vetëdijesimin e biznesmenëve se në këtë mënyrë mund të kontribuohet për shtet dhe për zhvillim ekonomik. Ai gjithashtu theksoi se përmes dialogut duhet te hiqet frika se bizneset janë për tu dënuar apo për tu gjobitur dhe ne fund te fundit grumbullimi apo arkëtimi i tatimeve nga komuniteti i biznesit nuk mund te jete diçka qe nuk do te krijoj efektin WIN-WIN. Në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti shprehu konsideratën më të lartë për përfaqësuesit e komunitetit te biznesit duke pas parasysh rolin dhe rëndësinë që kanë për përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit – “Takimet e këtilla si ky i sotmi, ashtu siç i kemi pasur në të kaluarën dhe besoj se do t’i kemi edhe më intensive në të ardhmen, janë te një rëndësie te posaçme. Përmes zërit të biznesit ne kemi arritur edhe të modifikojmë legjislacionin tatimor, gjë që do të vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen nëse është e nevojshme, duke punuar gjithmonë me një përkushtim për zbatim transparent dhe efektiv të shërbimeve, zbatim të barabartë dhe të njëtrajtshëm të ligjit, si dhe një angazhim për përmbushjen vullnetare” – shtoi ndër të tjerat z. Haliti. Ai gjithashtu ceku se ATK ka një plan strategjik pesë vjeçar, një plan veprimi një vjeçar dhe plane operative ditore gjë që len të kuptohet se të gjitha aktivitetet janë të planifikuara dhe se ATK si institucion me autorizime të rëndësishme për shtetin dhe për popullatën si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen është duke bërë të gjitha përpjekjet që të zbatojë në përpikëri legjislacionin tatimor. Në vijim, të pranishmit shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit dhe u dakorduan që takimet e tilla të jenë të rregullta.