Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Njoftim për Tatimpagues – ATK paralajmëron: Transaksionet mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të paguhen me para të gatshme

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik se Ministri i Financave, me Vendimin Nr. 19/2026 të datës 27.04.2026, ka përcaktuar kufizimin e pagesave me para të gatshme në transaksionet me persona fizikë jo afaristë (individë).

 

Sipas këtij Vendimi, duke filluar nga data 01 qershor 2026, çdo transaksion në vlerë mbi 2,000 euro, i realizuar ndërmjet personit që zhvillon aktivitet ekonomik dhe personit fizik jo afarist (individit), duhet të kryhet përmes:

  • llogarisë bankare; dhe/ose
  • formave tjera të pagesës në mënyrë elektronike.

 

Për rrjedhojë, tatimpaguesit duhet të kenë kujdes që për furnizimet/shitjet ndaj individëve, kur vlera e transaksionit është mbi 2,000 euro, edhe në rastet kur pagesa realizohet pjesërisht, asnjë pjesë e pagesës nuk lejohet të kryhet me para të gatshme, por ekskluzivisht përmes sistemit bankar apo formave elektronike të pagesës.

 

Mosrespektimi i dispozitave të këtij Vendimi konsiderohet shkelje e dispozitave ligjore dhe i nënshtrohet gjobave të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore dhe akteve nënligjore në fuqi.

 

Administrata Tatimore e Kosovës fton të gjithë tatimpaguesit që të sigurojnë zbatimin korrekt të këtij Vendimi dhe të përshtatin praktikat e tyre të pagesave në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

 

Mos prano cash mbi limitin e lejuar, vepro sipas ligjit dhe shmang gjobat!

Administrata Tatimore e Kosovës