Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Parandalimi dhe luftimi i evazionit tatimor

Duke raportuar rastet e evazionit tatimor, rastet korruptive, abuzimet me detyrën zyrtare, si dhe sjelljet jo profesionale të zyrtarëve tatimor, ju kryeni një mision shumë fisnik ndaj vendit tuaj.

 

Administrata Tatimore e Kosovës vlerëson kontributin e secilit tatimpagues që kryen vullnetarisht obligimet tatimore, por kemi raste kur disa tatimpagues dhe individë përdorin metoda të paligjshme për të evituar tatimin, për çka ndërmarrim masat e nevojshme ligjore. Shmangia nga tatimi bën që të mos kemi konkurrencë të drejtë dhe trajtim të barabartë ndaj tatimpaguesve.

Ku mund raportoni rastet e dyshuara?

Telefonata juaj do të jetë pa pagesë pavarësisht nëse thërrisni nga një numër telefoni fiks ose celular në numrin: 0800 80 800. Nga e hëna deri të premten (8:00 – 16:00) zyrtarët nga Qendra e Thirrjeve ju përgjigjen thirrjeve tuaja.

Po ashtu, ju mund të dërgoni e-mail në këtë adresë: Standardet.Profesionale@atk-ks.org

Aplikacioni i raportimit të punëtorëve për punëdhënësin është instrument i veçantë, e gjeni KETU, përmes së cilit mund të verifikoni vetën nëse jeni të deklaruar nga punëdhënësi juaj, në rast se nuk figuroni në listat e punëtorëve të deklaruar, ju keni mundësinë e raportimin të punëdhënësit.

Administrata Tatimore e Kosovës ju inkurajon të jeni pjesë e luftës kundër evazionit tatimor. Ju keni fuqinë për të ndihmuar në këtë përpjekje të rëndësishme. Ju sigurojmë, që identiteti juaj do të mbetet anonim, pasi që raportimi juaj është i rëndësishëm për të mbrojtur interesat tuaja dhe të vendit tonë.

 

Bashkarisht, ne mund të ndihmojmë në forcimin e ligjit dhe të transparencës në sistemin tatimor.

 

Faleminderit për angazhimin tuaj, për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë!