Diskutim mbi trajtimin e ekonomisë jo-formale

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Diskutim mbi trajtimin e ekonomisë jo-formale

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj sot ka qenë pjesë e panelit të diskutimit për luftimin e ekonomisë joformale, me fokus në fiskalizim.  Ky diskutim ishte organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe drejtuar nga përfaqësuesi i Deloitte në Kosovë. Përveç pjesëmarrësve në panel, pjesë e diskutimit ishin edhe përfaqësues të ndryshëm të bizneseve, si dhe përfaqësues të operatorëve ekonomike për shitje dhe furnizim me arka fiskale.

Gjatë këtij diskutimi drejtori Murtezaj tha se ATK me të gjitha mekanizmat e saj është duke punuar në luftimin dhe parandalimin e informalitetit në vend, kjo është duke u bërë kryesisht në drejtim të vetëdijesimit tatimpaguesve, jo vetëm të ndëshkimeve. Mirëpo, ulja e shkallës së ekonomisë jo-formale në vend do të bëhej duke rritur bashkëpunimin, fillimisht nga raportimi i qytetarëve deri tek instancat më të larta shtetërore për zbatimin e ligjit. Po ashtu, z. Murtezaj përmendi se periudha e pandemisë ka ndikuar edhe më shumë në mbarëvajtjen e procesit të fiskalizimit, pasi që sipas tij bizneset në masë të madhe nuk kanë përdorur pajisjen fiskale. Ai shtoi se këtë vit janë intensifikuar aktivitetet e ATK-së në monitorimin e bizneseve për të verifikuar nëse janë të pajisur me arka fiskle dhe duke printuar kupon fiskal.

E nga ana tjetër, Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, si dhe Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi thanë se bizneset e ndershme janë të interesuara që të ketë rregull, formalizim dhe trajtim të barabartë në treg.

Përfaqësuesit e operatorëve ekonomik për shitje dhe furnizim me arka fiskale thanë së tani me ka çmime shumë të volitshme për blerjen e arkave fiskale.