.

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Seminari online për rimbursime tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës, mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisjen Ekonomike në Kosovë, ka mbajtur sot seminarin online për tatimpagues përmes platformës Zoom.

Qëllimi i kësaj seminari ishte informimi i tatimpaguesve lidhur me kërkesat për rimbursim të:

  • Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH),
  • Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe
  • Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK).

Përmes këtij seminari janë ofruar sqarime të detajuara se si dhe kur mund të parashtrohen kërkesat për rimbursim të TVSH, TAP dhe TAK.

Po ashtu, në këtë seminar janë prezantuar edhe shembuj dhe ushtrime për të bërë më të mundur të kuptuarit e drejtë të të gjitha temave të lartcekura.

Gjithashtu, përmes këtij seminari u prezantuan edhe disa probleme të identifikuara nga ATK, lidhur me shqyrtimin e kërkesave për rimbursim.

Prezenca e tatimpaguesve në platformën Zoom dhe në Facebook ishte mjaft e lartë, të cilët në vazhdimësi kanë parashtruar pyetje të ndryshme rreth temës së prezantuar, ku brenda kohës së planifikuar janë kthyer edhe përgjigjet.