Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Njoftim për Tatimpagues – Deklaro dhe paguaj tatimin për fitimet në Lotaritë dhe Lojërat e Fatit

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët dhe tatimpaguesit se fitimet e realizuara nga Lotaritë dhe Lojërat e Fatit përbëjnë të ardhura të tatueshme, të cilat duhet të deklarohen dhe të paguhet tatimi në përputhje me obligimet ligjore.

Çdo person i cili realizon fitim nga pjesëmarrja në lotari, baste, lojëra elektronike apo aktivitete të ngjashme digjitale, është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë tatimin përkatës.

Deklarimi i drejtë i fitimeve, pavarësisht nëse ato janë të realizuara në të holla apo në natyrë, siguron transparencë fiskale dhe trajtim të barabartë tatimor për të gjithë tatimpaguesit.

Administrata Tatimore e Kosovës do të vazhdojë me aktivitetet për identifikimin dhe trajtimin e tatimpaguesve që realizojnë fitime nga Lotaritë dhe Lojërat e Fatit, me qëllim të rritjes së përmbushjes vullnetare dhe parandalimit të shmangies tatimore.

Tatimpaguesit ftohen të jenë transparentë dhe të deklarojnë në mënyrë të saktë të gjitha të ardhurat e fituara nga lotaritë dhe/apo lojërat e fatit, duke kontribuar kështu në ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të besueshëm tatimor që mbështet zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

 

Shpërblim me përgjegjësi tatimore!

Administrata Tatimore e Kosovës