Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Tatimeve në Turqi z. Sinashi Candan, duke falënderuar zëvendësministrin Avdiu për mikpritjen, shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit turk për bashkëpunim të ndërsjellët. Ndërsa, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, tha se “Shkëmbimi i përvojave të avancuara është shtysë e madhe për veprimtaritë tona tatimore. Takimet në fjalë do të kontribuojnë pikë së pari në shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme, mes dy administratave tatimore, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve si administratë e re për ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për tatimpaguesit”.